Kryeministri Edi Rama ka shkuar mëngjesin e sotëm në Durrës, tek banorët e prekur nga tërmeti të strehuar në komplekset turistike “Aler” dhe “Fafa”. Gjatë vizitës kreu i qeverisë është takaur me banorë të cilët i kanë treguar problemet e tyre që kanë hapur pas tërmetit dhe kanë marrë përgjigje prej tij.
Shumë janë ankuar, por Rama ka thënë se e mira e tërmetit ka qenë që gratë tashmë nuk bëjnë punët e shtëpisë, pasi çdo punë bëhet nga pononjësit e hoteleve. E teksa fliste me një grua, e cila po i qante hallin kryeministrit, disa fëmijë pas tij bënë disa gjeste që kamera që ndiqte hap pas hapi kreun e qeverisë nuk i kapi.
Rama u shqetësua shumë nga gjesti aq sa ka ndaluar së foluri me gruan që kishte dalë ta takonte dhe u tërhoqi vëmendjen. “S’ka nevojë, ne po bëjmë detyrën. Ej, ej! Shiko mua! Ato shenjat nuk janë të mirë,“-tha Rama.