Jepet masa e sigurisë për 9 të arrestuarit të akuzuar për shëprdorim detyre pas pasojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

Për 9 të arrestuarit Gjykata e Duyrrësit dha masën e sigurisë të arrestit me burg për gjithë të arrestuarit pasi i vlerësoi si të ligjshme arrestimin e tyre nga ana e policisë.

Arben Isaku, 42 vjeç, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, arrest me burg

Klajdi Lame, 32 vjeç, inspektor i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, arrest me burg

Albrend Qetka, 35 vjeç, specialist në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, arrest me burg

Kujtim Hasa, 53 vjeç, shefi i shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, arrest me burg

Ahmet Doda, 52 vjeç, drejtor i shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, arrest me burg

Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, ndërtues i “Hotel Mira Mare”, arrest me burg

Avdulla Osmani, 61 vjeç, ndërtues “Hotel Tropikal”, arrest me burg

Defrim Celami, 44 vjeç, specialist i ALUIZNI-t, arrest me burg

Nevjana Isufi, 45 vjeçe, pronare e një studio projektimi, arrest me burg