Familja Lala ishte më e prekura nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit duke humbur gjithsej tetë persona nën rrënoja dhe një tjetër për shkak të mos përballimit të dhimbjes.

Shtëpia e Lalajve u rrënua tërësisht duke i zënë poshtë pa asnjë shans për të jetuar. Nga rrënojat u nxorr i gjallë vetëm Ramë Lala, kurse Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala u nxorrën pa jetë.

Në dosjen e prokurorisë të siguruar ekskluzivisht nga Abc News hidhen dyshime të forta se banesa e tyre u legalizua duke falsifikuar dokumentet.

Në kushte normale ajo nuk duhej të legalizohej për shkak të kolonave të holla, por siç theksojnë prokurorët në dosjen e siguruar nga Abc News, ka dyshime të forta se dokumentet janë falsifikuar dhe dorë në këtë ka pikërisht Nevjana Isufi, për të cilën është nxjerrë urdhër arresti.

Ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit te “Planit te rilevimit” date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”,duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal, theksojnë prokurorët në dosjen hetimore që publikon sot abcnews.al

Pjesa e dosjes hetimore mbi familjen Lala

Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne objektin godine banime e familjes Lala, lagjia nr.17,Durrës.

Objekti katër katesh “Vila Lala” i cili ndodhet në lagjen nr. 18/1, në rrugën “MihalRama” Durrës, është ndërtuar nga shtetasi Rasim Shehu, i cili ka ndërtuar këtë objekt me porosi të familjes Lala, pa projekte të miratuara në lidhje me strukturën dhe qëndrueshmërinë e objektit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit kanë pësuar vdekjen shtetasve Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala

Pas kryerjes se procedurës se legalizimit te objektit dhe nevojës per regjistrimin e tij, nga ana e shtetases Nevjana Isufime profesion Arkitekte dhe aktualisht eshte drejtuese ligjore e shoqerise J&F Architectural Designer SHPK, ka firmosur ne emer te shtetasit Vasil Gjoni me detyre Inxhinier lidhur me plan rilevimin ee baneses dhe planvendosjes se saj.E pyetur lidhur me kete fakt ajo ka deklaruar se ka firmosur ne emer te studios.

Nisur nga sa më sipër, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit te “Planit te rilevimit” date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”,duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal.