Pedagogu dhe specialisti i ekonomisë, Arben Malaj, pas pezullimit nga detyra si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë, u paraqit sot në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa tha se akuzat e deputetëve të ngritura në adresë të tij nuk qëndrojnë.
Pezullimin nga Banka e Shqipërisë, Arben Malaj e quajti vendim “sulltanor” të aplikuar nga kryeministri Edi Rama. A theksoi se ka shërbyer me dinjitet dhe kjo e bën të ndihet krenar para opinionit publik shqiptar.
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, tha se beteja e tij nuk mbaron këtu, por do të kërkojë të drejtën deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Neodiktaurat janë një rrezik i madh dhe ato po shfaqen në vendet ish-komunist.
Në provojat e mia politike kam besuar dhe kam aplikuar faktin se transparenca është aleati më i madh i demokracisë, ndërsa ndarja e pushtetit është kolona strukturore.Gjatë 28 viteve gjatë ballafaqimit publik, i kam shërbyer publikut me integritet maksimal dhe akuzat tuaja janë të thjeshta për t’u hedhur poshtë.
Kontributi im më bën krenar.Na atë copë letër thoni se i gjithë bordi nuk është aktiv sa i takon rritjes së kredibilitetit të Bankës së Shqipërisë. Unë nuk dua që të paralizohet bordi. I injoroj akuzat politike”-tha mes tjerash Malaj.