Shume prej prinderve kohet e fundit, te ndergjegjesuar me kohen e çuar dem nga femijet e tyre duke e kaluar me celular, i kane derguar ato ne sport duke i angazhuar me ekipe te ndryshme, kryesisht futbolli por edhe ne sporte te tjera.
Megjithate, serish duket se celulari nuk hiqet kollaj nga dora dhe perpos kesaj, shume femije kane rene edhe nga mesimet. Pikerisht keto dy faktore duket se kane gjetur nje zgjidhje per futbollistet e vegjel te nje ekipi moshash ne Shkoder.
E kemi fjalen per ekipin “KF Bashkimi”. Drejtuesit e tij Ervin Alushi, u ka shperndare te gjithe femijeve qe jane pjese e ekipeve U9, U11 dhe U13 nga nje leter per t’ua derguar prinderve te tyre.
Shume domethenese eshte ajo çfare shkruhet ne te:
*Nese femije nuk bindet te largoje celularin, atehere ju lutemi flisni me ne dhe do ia nderpresim stervitjen per aq kohe sa te bindet qe nuk do te rrije ne celular.
*Nese femije nuk meson ne shkolle dhe eshte shume dobet, atehere atij duhet t’ia nderpresim stervitjen derisa te permiresohet ne shkolle.
Kjo rregullore e vendosur nga stafi i KF Bashkimi pritet te jape efektin e vet tek femijet qe luajne me keto grupmosha dhe kuptohet qe eshte nje zgjidhje e mire, gjithmone nese gjejne bashkepunimin edhe me prinderit.
www.shkodrasport.com