Të gjithë jemi mësuar me letrat nëpër muret e pallateve apo rrugëve, ku qytetarë të ndryshëm bëjnë publike se kanë një pronë për të shitur.
Por një rast i fundit, pas tërmetit është shumë i pazakontë dhe ka sjellë vëmendje.
Një qytetar, me anë të një njoftimi shkruan “Shitet apartament 3+1 tek Gjykata i pa dëmtuar nga tërmeti”, kjo sjell se shqiptarët po përshataten me këtë situatë ankthi për të siguruar një banesë të sigurtë për blerësit.
Shqiptarët janë akoma të traumatizuar nga gjendja e tërmetit dhe të gjithë duan të jetojnë në një shtëpi të sigurtë, pas pamjeve dramatike, ku shtëpitë u shembën si të ishin karton dhe jo tulla.
Dihet që vendi ynë është një zonë me nivel të lartë sizmik dhe në historinë e tij janë regjistruar tërmete të fortë që kanë marrë qindra jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar mijëra banesa.
Kujtojmë se tërmeti i fortë i 26 nëntorit shkaktoi tragjedinë më të madhe në vend në dekadat e fundit, ku 51 persona mbetën të vdekur, ndërsa mijëra banesa janë shembur.