Të ardhur nga Tirana, me informacione deri diku te sakta, një tjetër operacion i Reneas zhvillohet ne Shkodër duke lënë mënjatë blute e Komisariatit të Shkodrës.
Kjo nuk është hera e parë kur efektivët e policisë së Shkodrës lihen mënjanë duke i lënë vendin kolegëve të tyre nga Tirana, të cilat pa dashur të vëmë në dyshim “profesionalizmin” e tyre, nuk bënë asgjë më shumë se paraardhësit e tyre.
Më shumë sesa bujë, operacioni i zhvilluar të shtunën në mbrëmje në Shkodër nuk solli asnjë rezultat tjetër, tre persona në pranga sic ndodh rëndomë asnjëhërë ato që duhen por punonjës lokalesh të cilët nuk kanë asnjë lidhje me lëndën narkotike, ndërkohe qe e vetmja e vertetë e madhe eshtë distanca që po krijohet nga vetë drejtuesit e policisë së shtetit me drejtuesit e shkodrës.
Paaftësi, apo dyshime për dekonspirim ?!
Kjo ngelet për tu parë, megjithatë ajo cfarë të gjithë shohin është fakti se blute e Shkodrës po anashkalohet në cdo operacion të policisë !!!