Arben Malaj ndodhet para anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë pasi qeveria nisi procedurat për shkarkimin e tij nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës.

Malaj tha se procedurat për shkarkimin e tij janë të gabuara por se do ia thoshte në sy në parlament se cfarë po bën keq kryeministri Edi Rama. Ai shprehu shqetësimin se pushtetet gjithnjë e më shumë po mblidhen në një dorë.

“Nuk e kam merak do jem apo s’do jem anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Në respekt të familjes time, sakrificat për mandatet e vështira deri në kërcënime familjare, sepse për të ikur familja ime në Amerikë procedurat i ka zbatuar Ahmetaj me ata që kërkuan të ikte urgjentisht se kërcënohej njësoj si familja e një profesori tjetër. Gjërat nuk janë kaq të lehta sa i shikoni. Ngrihet natën Edi Rama dhe i çon sms Erion Braçes shkarkoni Arben Malaj, jo jo, s’janë të lehta.

Pjesën politike do ta bëj vetëm në parlament. Sepse në kulturën time Komisioni i Ekonomisë është thellësisht profesional, në parlament me poezinë e Reshat Arbanës, do tia qartësoj se çfarë është duke bërë keq dhe pse duhet ndalur sa më parë për të mirën e tij dhe të popullit. Unë jam I majtë I përkas të majtës dhe raportet e mia me të majtën nk I kam të kushtëzuara me karrige politike apo profesionale.”