Lëkundjet e tërmetit vijojnë në Tiranë dhe Durrës. Mësohet se disa lëkundje janë regjistruar gjatë natës.

Sipas IGJEUM, lëkundja më e fundit është regjistruar orët e para të mëngjesit me magnitudë 2.5, me epiqendër në Gjirin e Lalzit. Ndërsa më herët gjatë natës janë ndjerë të tjera lëkundje, më e madhja me magnitudë 4.

Sipas ekspertëve pas tërmetit të 26 nëntorit pasgoditjet janë normale, ndërsa intensiteti i tyre ka ardhur në rënie.