MEGA-operacion në Shkodër! Mbrëmjen e djeshme FNSH-të dhe RENEA-t kanë zhvilluar kontrolle në çdo cep të Shkodrës. Gjatë kontrolleve, efektivët e policisë kanë shoqëruar menaxherin e një klubi nate.

Bëhet fjalë për menaxherin e “VIP Club”, pasi në lokal gjatë kontrolleve u gjetën disa doza kokainë të futura në qese farmaceutike. Gjithashtu përveç menaxherit, Policia ka shoqëruar edhe një klient të lokalit dhe tre femra, të cilat punonin si balerina të lokalit.

Deri në këto momente numri në total i personave të shoqëruar është 10 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me ngjarje kriminale të ndodhura më herët në Shkodër.

Aksioni ka nisur që mbrëmjen e djeshme, ku Policia ka shoqëruar tre persona në lagjen e Licëve, njëri prej të cilëve ishte kushëri i Barush Bregut, Xhemiljano Ndou. Ndou është pronar i një lokali bastesh sportive në Shkodër.

Ndërkohë që ende nuk dihet ende identiteti i personave të shoqëruar nga Policia dhe veprat penale për të cilat ata akuzohen

(k.m/dosja.al)