I ftuar në “Këndo Këngën Time” Redon Makashi ka treguar historinë e njohjes së Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit. Ishte Redoni ai që i ka prezantuar, me dëshirën dhe këmbënguljen e Shpëtimit që e kish bërë për vete dhe frymëzuar për t`i kompozuar një këngë vajza që këndonte me zë, trup e shpirt.

Prezantimi ynë i parë me Mirën ishte në një tren dhe prej andej ju thashë çunave të grupit do marrim edhe Mirën në grup që të jemi bashkë. Ata e pritën me shumë dëshirë dhe krijova në atë kohë një këngë, të cilën Shpëtim Saraçi më tha ta orkestronte. Shkuam në shtëpinë time, në atë tastierën e lashtë, dhe në çdo bisedë ai më thoshte, ‘si t’ia bëjë të flas me Mirën’. Herë pas here më thoshte të njëjtën gjë, derisa i thashë: Po flisni, përse jo? Kështu që i prezantova. I thashë Mirës: Ky është miku im, Shpëtimi dhe ka bërë një këngë. Ky ishte takimi i tyre i parë”, tregoi Redoni.