Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht disa punonjës të Hipotekës së Beratit. Lajmi bëhet i ditur nga burime, ndërsa konfirmohet se numri i punonjësve të kallëzuar është i lartë.
KLSH ka dërguar në Prokurorinë e Beratit dosjet me shklejet e hasura për çdo punonjës, ndërsa mësohet se prej disa ditësh prokurori i çështjes ka nisur zyrtarisht hetimet. Kontrolli i KLSH-së është kryer në periudhën kur Hipoteka ka qënë e ndarë nga ALUIZNI.
Në hetim përfshihen regjistrues, përgjegjës sektori dhe specialistë të zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, mes tyre edhe ish/drejtues të këtij institucioni.
Sipas KLSH-së, këta persona dyshohet të kenë kryer “shkelje ligjore” gjatë shumë praktikave të rasteve të regjistrimit të pronave dhe pasurive të paluajtshme në qarkun e Beratit. Identitetet e punonjësve të vënë nën hetim nuk bëhen ende me dije.