Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Përparim të Peqinit mbrëmjen e sotme. Viktima është 23-vjeçari, Anti Zylyfi.

I riu është qëlluar në kokë nga një automjet në ecje. 23-+vjeçari është djali i një punonjësi të burgut të Peqinit.

I plagosuri është një 21-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.