Simon Gjoni, kompozitori i ri pas viteve te çlirimit, jepte mesim ne shkollen e mesme te qytetit. Nje dite dimri. Debora e bardhe kishte mbuluar te gjithe qytetin dhe malet perreth. Ai po rrinte ne sallen e mesuesve, sepse ate ore nuk kishte mesim. Po kundronte nga dritarja gjimnazistet qe po luanin me topa bore. Ne mes tyre edhe “ajo”, lulja e bukur. I lindi aty per aty mendimi dhe deshira qe te shkonte edhe ai mes tyre, por nuk duhej. Ai ishte mesuesi i tyre.

Syte i mbante gjithnje tek njera, tek vajza e gjalle, e shkathet, me syte e kalter si deti i thelle, me ato floket e gjata e te mbledhura ne nje gershet te trashe, me ato pantallonat, qe e para nder shoqet i kishte veshur e qe ia shtonin hijeshine e trupit, veçanarisht kur lidhte ate shallin e bukur mbi koke. Ishte me te vertete nje lule e kendshme ne mes lulesh tjera.Gjithe qenia e saj iu shnderrua na formen e nje “lulebore”, bile edhe topat e debores qe ajo ia drejtonte shokeve e shoqeve, i dukeshin si lulebore. Dhe u detyrua te priste jo vetem shkrirjen e debores e ikjen e dimrit, por edhe mbarimin e shkolles e marrjen e matures. Por gjithe asaj kohe, mendjen e kishte vetem tek ajo, tek “Lulebora”.

Zef, ti e di, une dua nje vajze, – i tha nje dite Simoni poetit Zef Pali, sapo doli nga shkolla. Zefi e njihte mire dhe ia dinte ndjenjat e dashurise per maturanten e gjimnazit. Ate dite ndenjen shume kohe bashke. Biseduan gjere e gjate. Mbas disa ditesh, Zefi i dha nje tekst. Simoni e mori dhe, duke e mbajtur ne duart qe i dridheshin, plot emocion i tha:
– Bukur, shume bukur, ashtu siç kam dashur vete

Shkoi menjehere ne shtepi, nuk ishte i qete. Sillej neper dhome e nuk dinte ç’te bente. Ne koke i vlonin motive te ndryshme melodish. E lexoi tekstin disa here, deri sa e mesoi permendsh. E pastaj:

“Tuj kërkue n`ar e n`kodër
Tuj prek lulet t`gjith me dor`
Veç n`nji kopsht të vogël n`Shkodër
Ty të gjeta lulebore”

Je e vogël, por je e plotë
Ty t`kërkoj unë tash sa mot
Tash sa mot un`ty t`kërkoj
N`gëzim me ty jetën ta shkoj.

Eja, eja lulebor`
Unë me ty do thur kunor`…”

Dhe kenga “Lule bore” mori dhene. Ajo u be si te thuash simbol i nje drejtimi te ri, me bashkohor, qe mori kenga jone per vite te tera. U perhap ne te gjithe vendin. Studentat tane qe studionin jashte shtetit e moren me vete. Dhe nuk lane rast pa e kenduar. Ne mbremjet e vallezimit, ne darka e ne gosti. Kudo. Edhe ne koncerte te ndryshme.

“Lule bore”, këndohet si në ditët e para që filloi të transmetohet në Radio-Shkodra, si atëherë kur artisti harmonizoi notat për t’ia dorëzuar një mori këngëtarësh, e për të qënë paskësaj e pranishme së bashku me gëzimin e shqiptarëve në të gjitha pikat e globit.

Ne Vatikan kendohet “Lulebore” nga Inva Mula, Dua Lipa, Ermal Meta, Elhaida Dani, Olen Çezari dhe Ramë Lahaj. E shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni, “Eja, eja lule borë” mbetet nje nga emblemat e muzikes shqiptare dhe asaj shkodrane
Talenti i Simon Gjonit, spikati që kur ishte i ri dhe kur kontribuoi si drejtues i shumë formacioneve të ndryshme orkestrale dhe vokale të qytetit të tij. Me një sensibilitet dhe origjinalitet të dukshëm në kompozicion ai krijoi në vitet 1946-1947 një seri këngësh të paharruara që shquhen sa poetike aq edhe të sinqerta, të figurshme dhe fisnike si, “Lule bore”, “Sy larushës”, “Sytë e tu si drita”, “Fyelli i çobanit”, “Nëna dhe çika” etj. Ishin pikërisht këto këngë të cilat e çuan më tej traditën qytetare të lirikës shkodrane, ndërsa u përhapën me shpejtësinë e dritës në Shqipëri.

Në Moskë, në vitin 1956 trio Mula, Athanas,Tukiçi, korri sukses të jashtëzakonshëm me këngën “Lule bore”, në Vjenë në vitin 1961 festivali i rinisë u çel me introduksionin e Lule Bore. E sot, ajo këndohet së bashku me publikun dhe në Nju Jork, ku koncertet përfundojnë me himnin e këngës shqiptare “Lule-bore”. Në ish-Bashkimin Sovjetik, Lule borë, ishte kaq e përhapur sa që shqiptarëve iu drejtoheshin: “A, ju jeni nga vendi i Lule borë”, kujton këngëtari Avni Mula. E bija sopranoja Inva Mula poashtu e ka kënduar këtë himn.

I mirënjohuri Çesk Zadeja e konsideronte “një model të papërsëritshëm në lirikën shqiptare”. Sipas familjarëve të tij, trashëgimtarë të veprës, Simon Gjoni ka dhe mbi 50 këngë të të njëjtit stil si “Lule bore”, botuar së fundmi nën kujdesin e bashkëshortes së tij Hermira Gjoni në një album të veçantë.

Pak vite më parë, në një Festival këngë në Radio-Televizion , kur dueti i arrirë artistikisht, Vikena Kamenica dhe Kastriot Tusha, interpretoi këngën “Vajzë e vogël”, e interpretuar vetëm një herë nga Llukë Kaçaj, u duk se publiku e harroi konkurrimin e këngëve-shkak i organizmit të festivalit të fund-vitit.

Nga Albert Vataj