Pas mbledhjes së thirrur nga lideri demokrat Lulzim Basha, aleati i tij Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin Edi Rama vetëm për rimëkëmbjen e Shijakut.

Ndërsa kreu i PD-së nuk ka pranuar ftesat e Ramës për t’u ulur në një tryezë për të ndihmuar të prekurit, Duka sqaroi për “Ora Neës” dhe mënyrën se si mund të realizohet ky bashkëpunim.

“Jam shijakas, kam lind dhe jam rrit në Shijak, i njoh shtëpitë e Shijakut me familje dhe numër anëtarësh. Nëse do të caktojë njeri në Shijak të shkoj unë, por të mos prek lekë me dorë, por të monitoroj çdo lloj fondi që hidhet atje dhe mënyrën sesi. Të firmosin të dy palët dhe pastaj të bëhen investimet atje. Se pyes opozitën në këtë drejtim, le të më thërrasë. Ta monitoroj dhe të mos shkojë asnjë lek dëm. Jam gati ta bëj, tha Duka