Trupat e kërkim shpëtimit nga vendet e huaja që ndihmuan duke nxjerrë shqiptarët nën rrënoja në Durrës dhe Thumanë pas tragjedisë së tërmetit janë vlerësuar nga kryeministri Edi Rama me një medalje të veçantë, që nuk është dhënë kurrë më parë, ‘Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional’. Të gjithë komandantët e forcave të vendeve të BE-së dhe jo vetëm që ishin në Shqipëri në ato ditë të vështira kanë marrë medaljet përmes ambasadorëve në Shqipëri.

“Ky takim si zakon përfundon me një libër të dhuruar, por këtë herë bibliotekat tuaja nuk do të pasurohen me librat e mi, sepse këtë mbrëmje unë mendoj se nuk ka asnjë mundësi për të mos ia dedikuar trupave të kërkim shpëtimit dhe pikërisht. Nuk kam bërë zgjedhjen nëse jam produkt i zotit apo bujarisë, kam kaq shumë centimetra dhe e kam të vështirë të kuptoj nëse kam pasur me shumë se dy tre takime me njerëz më të gjatë se vetja, por pa asnjë retorikë por kam dy javë që ndihem shumë herë më i vogël se Erjon Brace në masë.

Sot edhe më i vogël përballë shembullit të heronjve, njerëzve të zakonshëm të vendeve nga erdhën, që sikur erdhën, ikën, si engjëj mbrojtës dhe prandaj këtu nuk bëhet fjalë për lartësi as fizike dhe as politike dhe as shoqërore por për atë që ishte thellësia dhe lartësia e brendshme, e heroizmit të jashtëzakonshëm.

Kjo do të luajë në raport me fqinjët se të gjitha historitë që na janë treguar apo ngatërruar që na janë trashëguar dhe më tepër rol në raportin tonë me vetveten.

Një medalje nuk do të thotë asgjë, por është një medalje që jepet për herë të parë, ka kohë që është bërë, por nuk është dhënë kurrë më parë, pasi është një medalje që është e vështirë ‘Medalje e Artë për Vlerësim Profesional’.

Por lumë ata që do ta marrin më mbrapa dhe do të renditen në radhën e atyre që janë pas këtyre trupave që për na përkushtimi dhe aftësitë profesionale janë ndër gjerat më të çmuara dhe dua që t’iu lutem që t’i përcillni bashkë me medaljet të gjithë komandantëve të këtyre trupave shprehën më të ndjerë të mirënjohjes në emër të popullit shqiptar dhe urimin më të madh për një vit sa më të lumtur në familjen e tyre.

Kjo medalje kuqezi që është shprehje e dhimbjes dhe vlerësimit. Dua marrë një masa paraprake të një ndjesë nëse ndonjë merr të tjetrit do të thoja se edhe ngatërresa shkon në të njëjtin drejtim. Nëse ambasadorit të Serbisë do i bjerë medalja e Kosovës apo e Izraelit të Turqisë merreni si një lapsus dhe jo provokacia. Të gjitha medaljet janë të arta dhe dua ta filloj nga Kosova dhe ti kaloj medaljen për FSK-në dhe zjarrfikëseve” tha ai.