Vendimi i Partisë Demokratike për ‘djegien’ e mandateve të përfaqësimit në Kuvend, pasuar me bojkotin e zgjedhjeve lokale, ka sjellë ndryshime radikale në përbërjen e forumeve më të larta drejtuese të kësaj partie. Konkretisht, të gjithë deputetët e Partisë Demokratike që hoqën dorë nga mandati nuk janë më anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit Kombëtar të PD.
Me humbjen e statusit të deputetit ata kanë humbur automatikisht edhe statusin e anëtarit të dy forumeve më të larta të Partisë Demokratike. Pika ‘f’ e nenit 47 të statusit të PD, parashikon që deputetët e PD janë anëtarë të Kuvendit Kombëtar. Po ashtu, pika 6 e nenit 49 të statusit të PD parashikon që deputetët janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë.
Aktualisht PD nuk ka asnjë deputet në Kuvend, pasi edhe Rudina Hajdari dhe Myslim Murri janë përjashtuar nga partia. Për rrjedhojë, të gjithë ish-deputetët e PD, të cilët nuk kanë funksione drejtuese në parti, sipas statusit, nuk janë më anëtarë të Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar.
Përjashtim përbejnë Edi Paloka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Dhurata Çupi, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Grida Duma, Izmira Ulqinaku, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri dhe sigurisht Lulzim Basha që kanë pozicione drejtuese në PD. Ndërkaq, edhe Sali Berisha mbetet anëtarë i Këshillit Kombëtar të PD në cilësinë e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të PD. Duke qenë anëtar i Këshillit, Berisha mbetet edhe anëtar i Kuvendit. Po sipas statusit të PD, kryetarët e bashkive të propozuar nga PD, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Bazuar në këtë parashikim, vendimi i Partisë Demokratike për të bojkotuar zgjedhjet lokale, ka sjell përjashtimin nga Këshilli Kombëtar të 14 ish-kryetarëve të bashkive të PD, me përjashtim të Voltana Ademit, e cila vijon të qëndrojë në krye të Bashkisë së Shkodrës, për shkak dhënies së dorëheqjes nga kryetari i zgjedhur, Valdrin Pjetri, për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit. Duke humbur statusin e anëtarit të Këshillit, ish-krerët e bashkive të PD humbasin e statusin e anëtarit të Kuvendit, sipas anëtarët e Këshillit janë automatikisht anëtarë të Kuvendit.
Figurat e PD që përjashtohen nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar
- Halim Kosova
- Gent Strazimiri
- Genc Pollo
- Luan Baci
- Fatbardha Kadiu
- Florjon Mima
- Endri Hasa
- Luçiano Boçi
- Xhemal Gjunkshi
- Tritan Shehu
- Valentina Duka
- Ervin Salianji
- Hekuran Hoxhalli
- Klevis Balliu
- Isuf Çela
- Aldo Bumçi
- Lindita Metaliaj
- Andon Frrokaj
- Romeo Gurakuqi
- Lorenc Luka
- Bardh Spahia
- Agron Shehaj
- Nadire Meçorapaj
- Xhelal Mziu
- Fran Frrokaj
- Eduart Kapri
- Bashkim Shehu
- Zef Hila
- Bledjon Nallbati
- Agron Kapllanaj
- Nezir Rizvani
- Fiqiri Ismaili
- Përparim Shametaj
- Besnik Dushaj
- Arqile Deçka
- Niko Shupuli
- Basir Çupa