Elseid Hysa futbollisti me fame boterore , nuk ka qendruar indiferent ndaj fatkeqesise se ndodhur bashkombesve te tij ne Durres pas termetit qe rrenoi çdo gje.
Pervec shumes monetare te kaluar ne e-albania , nga pamundesia per te qene vete personalisht per shkak te kampionatit ne Itali, ai ka derguar familjen e tij ne Durres dhe Thumane dy dite pas termetit te frikshem.
Babai i Elseid Hysaj, Gezim Hysaj ka marre kontakt me autoritetet lokale ne zonat e emergjences per te mesuar per nevojat qe paraqiten dhe eshte siguruar per te bere me te miren e mundshme, ne veshmbathje , ushqime , lodra per femije dhe paketa higjeno -sanitare.
Ky nuk eshte rasti i pare qe futbollisti i Napoli tregon humanizem dhe solidaritet. Kujtojme se ai me heret ka ndihmuar financiarisht sherimin e Musa Baculit djalit qe luftonte per jeten. Por edhe disa familje ne Malesi te Madhe te cilet kane pjestare te tyre persona me aftesi ndryshe.
Ky eshte rasti per ti thene bravo , pasi edhe pse zhvillon nje karriere te sukseshme jashte vendit nuk harron rrenjet duke qene nje “shqiponje ” qe kthehet ne fole per te ndihmuar vendin e vet.
eetimes.tv