eetimes publikon pamjet e nxjerrjes se efektivit te Reneas, Bledar Beluli, i cili ra në greminë pranë Malit të Zorgjit në zonën e Dukagjinit në Qarkun e Shkodrës.

Me litarë, me një barrelë të improvizuar nga banorët dhe në vështirësi të mëdha, banorët e zonës dhe punonjësit e Administratës së Zonave të mbrojtura janë heronjt e shpëtimit të 30 vjecarit Bledar Beluli.

Në pamje, dallohen qartë se askush tjetër përvec banorëve të zonës dhe punonjësve të ADZM nuk i ka ardhur në ndihmë 30 vjecarit i cili ishte në luftë me jetën.

Fatmirësisht pas apelit në media ka mbërritur edhe helikopteri i Ministrisë së Mbrotjes, megjithatë atë që nuk e bën shteti e bën humanizmi i njerëzve të kësaj zone / eetimes/