Gazetari Çim Peka ka ftuar në emisionin e tij në Syri Tv, presidentin e Republikës, Ilir Metën.
Teksa Meta po fliste për momentet e para kur kishte ndjerë tërmetin dhe për mënyrën sesi po informohej për situatën, Peka ka zbuluar një detaj lidhur me kryeministrin Edi Rama.
Peka tha se kreu i qeverisë ishte i mirëinformuar lidhur me gjendjen e rëndë ku ishte vendi dhe u kishte dërguar një mesazh kryebashkiakëve socialistë.
“Rama i ka çuar një mesazh kryebashkiakëve. Shkruhej: Uroj të jeni mirë, situata është shumë e rëndë. Bëhuni gati,”-tha Peka.