Ish-zv.kryemimistja Senida Mesi ishte e ftuar në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nanon në Abc News.

Mes të tjerash Senida ka folur për familjen e saj dhe raportet me tre fëmijët. Ndërkohë, Mesi u ndal edhe tek politika, teksa është eksponente e rëndësishme e PS në Shkodër.

Mirëpo, gjatë bisedës në studio, ajo zbuloi se duke u bazuar në historinë e saj familjare duhet të ishte e djathtë, por edukimi i saj si ekonomiste e ka orientuar nga politikat e majta.

Pjesë nga biseda:

Nano: Ju jeni e majtë, për shkak të asaj çantës që keni mbi shpinë

Mesi: Të ishte për çantën që kam mbi shpinë do isha super e djathtë…

Nano: Keni qenë e përndjekur?

Mesi: Bashkëshorti ka pasur prona dhe akoma nuk i ka marrë dhe nga familja e babait tim të persekutuar.

Nano: Ju paskeni bërë alamet zgjedhje.Të përshëndes, nuk gjen njerëz në Shqipëri që të tradhtojnë origjinën, traditën, kauzën.

Mesi: Kjo është edukata e perindit që të lë të lirë të zgjedhësh. Babi im është opozita në natyrë, edhe gjithmonë natyrë e hapur dhe na ka lënë të lirë. Ndoshta përkatësia ime e majtë vjen nga edukimi im si ekonomiste. Sot në botë të gjithë po shkojnë drejt politikave sociale./abcnews.al