Një investigim i medias kosovare “Insajder” nxjorri në dritë arrestimin e vëllait të deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ambra Borova. Eldin Borova, (Dergjini), më 7 shtator 2019, ka arritur të marrë një letërnjoftim të ri nga autoritetet kosovare, me emrin Ferdi Berisha. Vetëm 5 ditë më pas, ai do të binte pre e një atentati të dyshimtë, dhe ende të pazbardhur tek “Shqiponja’.
Më 12 shtator, kjo ngjarje u raportua si një aksidenti i zakonshëm që tërhoqi vëmendjen për shkak të vlerës marramendëse të makinës, por dëshmia e Dergjinit në Polici do të sillte ndryshimin e pistës së hetimit.
Makina Mercedes Benz G Class, super luksoze, e blinduar, me vlerë nga 150 mijë deri në 200 mijë euro, dhe me targa ruse kishte dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit, nuk u gjet në vendngjarje, çka menjëherë ngjalli dyshimet se ngjarja mund të fshihte më shumë se një aksident. Shoferi i makinës ishte Eldin Dergjini, nga Shkodra, banues në Tiranë dhe vëllai i deputetes së futur në Kuvend nga listat e LSI, Ambra Borova.
Ai ka qenë më herët në Itali për trafik droge, dhe ka patur në përdorim mjetin me targa ruse ‘H 001 CH/199’. Dosja.al u interesua dhe zbuloi asokohe se ekziston edhe në një automjet tjetër në Rusi me këto targa….
Dergjini dyshohet se ka mbrojtur këtë personazh, të njohur, i cili merret prej vitesh me lojërat e fatit, që sipas Policisë është larguar nga vendngjarja pasi ka telefonuar një mikun e tij i cili ka shkuar dhe e ka marrë në vendin ku ndodhi aksidenti. Në dëshminë e tij në Polici, Dergjini ai u shpreh se është goditur nga një tjetër mjet nga mbrapa dhe se pas aksidentit ka shkuar vetë në spital, pasi ka humbur kontrollin e makinës.
Kush është Eldin Dergjini? Bossi me G-Class me bishat e parkuara në Rolling Hills
Dergjini me origjinë nga Shkodra dhe banues në Tiranë, i skeduar për disa vepra penale në Shqipëri dhe Itali, ka në pronësi disa mjete luksi me shifra marramendëse. JOQ.al ka botuar disa foto nga makinat që kanë qenë nën pronësinë e të riut. 34-vjeçari i ka parkuar ato në zonën e rezidencave të luksit në Tiranë, e njohur ndryshe si “Rolling Hills”.
Është vetëm 34 vjeç dhe ka në përdorim një makinë që kushton jo më pak se 150 mijë euro. Është Eldin Dergjini, i riu nga Shkodra që është në qendër të lajmeve për aksidentin e dyshimtë që i ndodhi mbrëmjen e djeshme tek rrethrrotullimi tek “Shqiponja”.
34-vjeçari njihet për jetën e tij të luksit, por edhe përfshirjen në një sërë ngjarjesh kriminale. Ai është ndaluar në vitin 2014 pasi ka fyer dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Në muajin gusht, shtojnë burimet, ai është arrestuar në Himarë pasi ishte kapur me një armë zjarri pa leje.
Por edhe në këtë rast ai ka arritur të çajë rrjetën e drejtësisë shqiptare, duke u lënë në lirë. Ai rezulton i dënuar në Trieste të Italisë për trafik droge.