Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar Gani Gurguri, i cili ka bërë një parashikim nëse do të ketë më tërmete të fuq ishme në vendin tonë pas atij të 26 nëntorit. “Unë parashikoj tërmete duhet të ketë deri në 26-28 e deri në fund të dhjetorit. Është fat i mirë që intensiteti është në rënie, si numër është shumë i madh, sot kanë rënë deri në 10 tërmete. Data 10-12 pritet të ketë tërmete deri në 5 ballë.
Deri nga data 19-20 dhjetor vazhdojnë tërmetet, do spostohet tërmeti në Serbi dhe Greqi, më 17 dhe 20 dhjetor, aty do jenë të fortë. Në mars priten në Turqi tërmete, nga data 5-8. Në 23 mars përsëri deri në 5 ballë, 24-26 në Greqi në mars tërmet përsëri. Në bazë të llogaritjeve, mundohem të zbatoj ciklet. Kur shpërndahet energjia, nuk e gjej dot. Në 28 dhjetor e 31 dhjetor priten përsëri këto tërmete, 4-5 ballë duhet të jenë, janë të vogla. Në janar vazhdojnë tërmetet, por spostohen nga Korça, atje parashikohen 4-5 ballë.
Shtëpitë e dëmtu ara atje duhet të kenë kujdes sepse është go ditje tjetër. Pjesa juglindore të ketë kujdes”, ka thënë Gani Gurguri. “Ishalla vazhdon me këtë ritëm, nuk do jetë më i fortë se ai 6.4 i shkallës Rihter. Rreziku është natën, sa më pak të rrinë në banesa”, ka shtuar Ganiu.