Kryeministri Edi Rama tashmë prej ditësh pas tërmetit të 26 nëntorit i uron mirëngjesin shqiptarëve përmes disa fjalëve të shenjta që i përkasin besimeve të ndryshme.

Ditën e sotme kryeministri është ndalur tek Fletorja e Bektashinjëve, duke cituar shkrimtarin e madh Naim Frashërin.

‘FJALËT E SHENJTA: Nga Naim Frashëri, faqja 26 tek Mirësija, në Fletoren e Bektashinjët: Mos e ndy shpirtin në jetë, Zemërënë mos e lyej, Shko n’udhëzët të vërtetë, Mos u kthe e mos u thyej’, shkruan Rama.

Kujtojmë që më herët ai ka përdorur vargje nga Bibla apo dhe sure nga Kurani.