Nesër pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, gazetarit Jetmir Olldashit dhe Fredi Alizoti në lidhje me audio-përgjimin ku pretendohej se fliste vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron/ Agron Xhafaj.

Për këtë arsye, i gjithë ish-grupi parlamentar i PD-së duhet të mblidhet nesër në selinë e partisë dhe në mënyrë të organizuar do të shkojnë tek Gjykata e Shkallës së Parë, për të ndjekur nga afër procesin gjyqësor që sipas opozitës është i montuar.

“Me porosi të Kryetarit, të gjithë anëtarët e grupit parlamentar dhe të Kryesisë së PDSH duhet të jenë prezent në seancë, në mbështetje të kolegut Salianji”, thuhet në porosinë e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike , Gazment Bardhi.

Seanca është parashikuar të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në 13:00, ku prokuroria do të japë pretencën për çështjen “Xhafaj”. E cilësuar si çështja “Babale”, audio-përgjimi shkaktoi jo pak debate politike në vend, që solli më pas dërgimin e Geron Xhafajt drejt Italisë, i dënuar atje për tragik droge. Akuza zyrtare e Prokurorisë ndaj ish-deputetit dhe gazetarit është “kallëzim i rremë në bashkëpunim panorama