Teuta është rikthyer tek fitorja në pas 5 ndeshjesh, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Skënderbeun në “Niko Dovana”, stadium që ishte kthyer në kamp pas tërmetit që prekur qytetin më 26 nëntor.
Goli u shënua në minutën e 90-të nga Vila. Me këtë fitore durrsakët ngjiten në vendin e gjashtë me 22 pikë, -3 nga Partizani i vendit të parë.
Në stadium kishte edhe parulla “prehuni në paqe” për viktimat që shkaktoi tërmeti.