Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, për konferencën konferenca e investitorëve myslimanë për tërmetin tragjik të 26 nëntorit. Mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin turk Recep Tayyp Erdogan.

“Me Erdogan do të jemi të dielën me konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit mysliman”, deklaroi Rama dy ditë më parë.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????Stamboll, Turqihttps://e-albania.al/dhuro/

Posted by Edi Rama on Sunday, December 8, 2019

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë persona.