Në fshatin Shirq të Shkodrës ka hapur dyert një xhami e re për të gjithë besimtarët e zonës.
Xhamia e re është ndëruar me kontributin e familjes së doktorit kuvajtjan Nebil Abdurrahim, ndërsa të pranishëm në ceremonin ë hapjes së saj ka qenë Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Taulant Bica, Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, Ambasadori i Kuvajtit Fayez Mishari Al-Jasim, Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, Drejtori i Fondacionit “Mirësia” Korab Kaja, si dhe donatorët, kontribuesit e besimtarë të shumtë të zonës.
Në fjalën e tij, Nënkryetari i KMSH-së Taulant Bica, shprehu falënderime ndaj të gjithë atyre që kontribuuan dhe bënë të mundur ndërtimin e xhamisë, pasi sipas tij, ndërtimi i këtyre “veprave të hajrit” është një bamirësi e madhe ndaj shoqërisë, pasi ky vend është djep i formësimit të besimit dhe adhurimit ndaj Zotit të botërave.
“Duhet të jetë një kënaqësi e veçantë për të gjithë ne sot inagurimi i kësaj vepre të hajrit nga ku brezat e ardhshëm do të mësojnë dijen, do të mësojnë rreth Krijuesit të gjithësisë”, shtoi ai.