Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Bebe Rexha, vizitoi Shqipërinë për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti. Gjatë kësaj vizite Bebe nuk mund t’iu shpëtonte intervistave.

Gjatë një interviste për emisionin “Lart e Poshtë”, këngëtarja ka bërë një rrëfim shumë më ndryshe se çdo herë tjetër.

E pyetur nga gazetari nëse prindërit apo familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” sa herë vjen në Shqipëri, ajo përgjigjet: “Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono! Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar, por që është shumë e vështirë në Amerikë”, tregoi Bebe, e cila e pyetur për dasmën u shpreh: “Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana”.