Menjëherë pas ndryshimit të drejtuesit të Prokurorisë së Përgjithshme, vijnë dhe lëvizjet e para në këtë institucion.
Burime bëjnë me dije se pak minuta më parë ka dhënë dorëheqjen shefja e kabinetit në prokurorinë e përgjithshme, Alketa Zifla.
Duket se me ndërrimin e drejtuesve, do të ketë dhe ndryshime në radhën e administratës së Prokurorisë së Përgjithshme, dhe dorëheqja e Ziflas nuk do të jetë e vetmja në këtë institucion.
Mëngjesin e sotëm dy ish-shokët e Fakultetit, Olsian Çela dhe Arta Marku u shfaqën përpara gazetarëve, teksa falenderuan njëri tjetrin dhe bënë dorëzimin e detyrës, në mënyrë të paqtë, një shembull që nuk e shohim shpesh në vendin tonë.
Olsian Çela u rendit i pari nga KLP, dhe pas kësaj mori besimin e 101 deputeëve në Kuvend, duke marrë kështu një mandate 7 vjeçar.
Nga ana tjetër Arta Marku mbylli dy vitet e saj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, një zgjedhje kjo që solli një sërë kritikash rreth figurës së saj, të cilat nuk mundi që ti rrëzonte as me kalimin e viteve.