Memorie.al publikon dokumente historike nga fondi arkivor i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së me fjalën e udhëheqësit komunist Enver Hoxha të mbajtur në 19 tetor të vitit 1979 në qytetin e Shkodrës me rastin e eliminimit të pasojave të tërmetit të 15 prillit të atij viti që preku mbi 500 fshatra, duke shembur rreth 17 mijë shtëpi e banesa social-kulturore dhe duke lënë mbi 100 mijë banorë të pastrehë. Si propagandonte udhëheqësi komunist “epërsinë e sistemit socialist” ndaj botës kapitaliste ku pas tërmeteve shkatërrimtarë, me mijra e mijra njerëz mbeteshin të pastrehë, pasi qeveritë e tyre i vidhnin fondet dhe ndihmat që akordoheshin për ato fatkeqësi natyrore.
Fjalimi në mitingun e madh të Bahçallëkut.
19 Tetor 1979
Të dashur shokë e shoqe, motra e vëllezër të rrethit të Shkodrës dhe të të gjithë Shqipërisë, Përfundimi me sukses të plotë i të gjitha ndërtimeve në rrethet e Shkodrës, të Lezhës, të Mirditës, të Dibrës, të Krujës, të Matit, të Pukës e të Tropojes, që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i fortë i 15 prillit të këtij viti, është për të gjithë popullin, për Partinë dhe për mua një gëzim i papërshkruar. Të asnjë vend të botës nuk ka ndodhur që pasojat e një fatkeqësie të madhe si kjo, të zhduken brenda një kohe rekord, siç ndodhi në vendin tonë socialist. Tërmetct janë një fenomen natyror që njihen shkencërisht, por pasojat e tyre nuk mund të parandalohen. Një numër zonash të globit tokësor, për shkaqe që dihen, preken nga lëkundje të mëdha ose të vogla. Vendi ynë nuk përfshihet në zonat e veçanta të tërmeteve, por kjo nuk e përjashton atë nga lëkundjet e tyre. Faktet historike trëgojnë se në cdo kohë kanë ndodhur tërmete që janë ndier dhe kanë shkaktuar dëme në vendin tonë, si edhe në vende të tjera. Historia e lashtë flet sidomos për tërmetet e forta të Dyriahiumit të vjetër, të Tepelenës, të Gjirokastrës etj.
Para Çlirimit të Shqipërisë, në kohën c sundimit të pushtuesve të huaj dhe të feudo-borgjezisë vendase, tërmetet përbënin një nga fatkeqësitë më të mëdha për popullin tonë, sepse ai ishtc i varfër, i rraskapitur dhe i shfrytëzuar në kulm nga pushtuesit e nga klasat sunduese dhe, si i tillë, nuk gjente as mundësinë më të vogël për të përballuar sadopak fatkeqësinë që i binte në kokë. Kur ndonjërit i rrënohej shtëpia, në të kaluarën, kjo përbënte një gjëmë të madhe për të dhe për familjen e tij. Me vështirësi të mëdha, dhe duke kursyer nga goja e vet dhe e fëmijëve kafshatën e bukës, atij do t’i duheshin me dhjetëra vjet, që të rindërtonte çatinë sa për të mbuluar kokën. Megjithatë, edhe në ato kohë aq të rënda e fatkeqe, kur sundimtarët nuk i jepnin as ndihmën më të vogël të dëmtuarit, nuk ka munguar ndihma e njerëzve tanë të thjeshtë për shoku-shokun, e vëllait për vëllanë, e mikut për mikun, e shokut për shokun. Përkrahja në fatkeqësi, me gjithë fukarallëkun dhe mjerimin e madh që ekzistonin në vend, ka qenë një nga vetitë karakteristike të popullit tonë.
Dikush jepte një velënxë, dikush një jorgan, i treti një sahan apo një lugë, tjetri ndihmonte me punën e tij për të ngritur një kasolle me baltë a një haur sa për t’u futur brenda. Pas Çlirimit, me fitoren e madhe historike të Luftës Nacionalçlirimtare, me marrjen e fuqisë nga populli, me vendosjen e shtetit të diktaturës së proletariatit, nën udhëheqjen e Partisë sonë lavdishme të Punës, si në çdo drejtim tjetër edhe në drejtim të fatkeqësive natyrore, siç janë tërmctet, gjendja ndryshoi krejtësisht. Rrënimet nga tërmeti që preknin krahina të tëra dhe ishin nga më të rëndat, filluan të zhduken me vendosmëri të madhe, pa shumë dhimbje dhe brenda një kohe shumë të shkurtër. Tani, për t’i ndihmuar të prekurit nga ndonjë fatkeqësi dhe për të zhdukur pasojat që sjell ajo, ngrihet në këmbë menjëherë gjithë populli, të cilit i bën thirrje Partia, ashtu sikurse edhe dje, në Luftën Nacionalçlirimtare.
Kur Partia i bëri thirrje popullit për çlirimin e atdheut, ai u ngrit i tëri dhe iu përgjigj flakë për flakë kushtrimit të saj. Kështu ka ndodhur te ne edhe pas Çlirimit, kur kanë rënë tërmete, si ato në Dibër e në Librazhd, në Tepelenë e në fshatrat e Mallakastrës, në Sarandë e gjetkë. dhe tani së fundi nc rrethet e Shkodrës, të Lezhës dhe në 5 qytete e në shumë fshatra të disa rretheve të Shqipërisë së Veriut. Mbarë populli ynë, me thirrjen e Partisë dhe me besim të pakufishëm tek ajo, u ngrit menjëherë dhe, si një trup i vetëm, u mobilizua për të përballuar dëmet e shkaktuara, për të lehtësuar e për të ndarë dhimbjen e madhe së toku me vëllezërit e motrat e dëmtuara. Më 15 prill të këtij viti tërmeti na vrau dhc na plagosi shumë vëllezër e motra, na preku 500 fshatra e disa qytete, ku dolën jashtë përdorimit më tepër se 17 mijë shtëpi, objekte ekonomike e soeialkulturore dhe, si pasojë, rreth 100 mijë banorë mbetën pa strehë. Për një çast u lëkund fort toka, u lëkundën kodrat, u lëkundën malet tona, shtëpi e fshatra të tëra na u rrafshuan përtokë, por nuk u 1ëkund shqiptari.
Ai qëndroi fort në këmbë, ashtu siç ka qëndruar kurdohcrë përpara rrebesheve që e kanë kërcënuar, ashtu siç ka qëndruar kur armiqtë janë përpjekur t’i prekin lirinë dhe kufijtë e atdheut. Shqiptari asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk është ligështuar, por me syrin në thepin e pushkës e ka mbajtur drejt shtatin, ka përveshur krahët, ka ngritur lart zemrën, ka vënë të gjitha forcat e tij fizike dhe mendore për të përballuar rreziqet. Mbi hirin, mbi rrënimet nga luftërat barbare të pushtuesve të ndryshëm, ai ka ditur të qëndrojë i patundur e të rindërtojë atdheun. Në Luftën Nacionalçlirimtare kundër fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë, populli ynë e çliroi vendin dhe, pas kësaj lufte, e rindërtoi atdheun e zhuritur nga armiqtë. E rindërtoi atë shpejt dhe ashtu siç dëshironte. Më vonë ndërtoi e po ndërton një shoqëri të vërtetë socialiste, ku rron i lirë, në demokraci dhe në sovranitet të plotë. Të bashkuar dhe në dashuri të papërshkruar jetojnë njerëzit tanë me njcri-tjetrin dhe me Partinë e pushtetin e tyre. Ne jemi një vend i vogël dhe një popull i vogël. Por popullin shqiptar e karakterizojnë një forcë e një qëndrueshmëri e madhe, të pashembullta, për mbrojtjen e atdheut dhe për mbrojtjen e jetës së tij. Këtë forcë dhe qëndrueshmëri të popullit shqiptar i vërteton historia.
Ne jemi pasardhësit e fiseve ilire. Në këto troje të lashta të të parëve tanë kanë vërshuar grekët, romakët, normandët, sllavët, anzhuinët, bizantët, venetikasit, osmanët e shumë e shumë pushtues të tjerë, por ata nuk i zhdukën dot as popullin shqiptar, as kulturën e vjetër ilire, as vazhdimësinë e saj shqiptare. Kjo tregon dashurinë e madhe të popullit tonë për jetën, tregon vendosmërinë shembullore të tij për të mbrojtur vatrën, kulturën, bashkimin dhe çdo gjë të shenjtë të kombit shqiptar. Edhe në kohët e reja populli shqiptar ka pësuar shumë fatkeqësi. Atë u përpoqën ta zhduknin Si popull e si komb dhe ta shpartallonin si një unitet të gjallë e veprues. Të huajt u përpoqën dhc e copëtuan vcndin, ata u përpoqën t’ia zhduknin edhe zakonet, t’ia bastardonin edhe kulturën, edhe gjuhën, por më kot. Në kohët moderne, më 7 prill të vitit 1939, populli dhe vendi ynë, i qeverisur nga një mbret xhelat feudal, armik e tradhtar, që e kishte shitur Shqipërinë tek Italia, u sulmua nga ushtria fashiste e Musolinit e më pas edhe nga ushtria e Hitlerit. Por populli dhe klasa punëtore e Shqipërisë nxorën nga gjiri i tyre Partinë e lavdishme Komuniste, sot Partia e Punës e Shqipërisë, e cila, që në ditët e para të themelimit të saj, lëshoi kushtrimin:
Në këmbë, o burra e gra të Shqipërisë, në këmbë i madh dhe i vogël, për të përballuar rebeshet që na kanosen e për të dalë fitimtarë mbi armiqtë! Dhe ne dolëm fitimtarë në saje të udhëheqjes së drejtë të Partisë sonë, në saje të luftës së lavdishme të popullit shqiptar, në saje të patriotizmit të flaktë të bijve të këtij trualli bujar, në saje të ideologjisë së pavdekshme të marksizëm-leninizmit. Lufta na shkatërroi, ajo rrënoi çdo gjë, mijëra vëllezër dhe motra na u vranë, por ne asnjëherë s’e humbëm kurajën. Nuk ishte populli ynë nga ata që qanin për fatkeqësitë, por ishte një popull trim që diti të luftojë e të fitojë dhe, pas fitores, të vazhdojë luftën për ndërtimin e një shoqërie të re, të shoqcrisë socialiste. Dhe ja, këtë shoqëri socialisle populli tash gëzon, e jeton, e mbron dhe e zhvillon gjithnjë e më përpara. Sot, në saje të vijës së drejtë të Partisë dhe të shtetit të diktaturës së proletariatit, Shqipëria është e popullit punonjës dhe askush nuk guxon ta prekë. Edhe një fatkeqësi kaq e madhe natyrore me pasoja të rënda, si kjo e tërmetit të 15 prillit të këtij viti, që na rrafshoi përtok krahina të tëra, nuk e ligështoi popullin tonë.
Motra dhe vëllezër, Kurrë ndonjëherë, në asnjë vend të botës, ku kanë rënë e bien tërmete, nuk është parë që, brcnda pesë muajve, të ndërtohen aq shtëpi banimi sa të futet brenda një popullatë e barabartë me atë të dy qyteteve të mëdha, siç janë Durrësi dhc Vlora të marra së bashku, pra të ristrehohen në shtëpi moderne, më të mira se ç’i kishin, afër 100 mijë banorë. Në vende të tjera, ku sundojnë borgjezia dhe kapitali, tërmetet, për fat të keq, përbëjnë, siç mund ta keni dëgjuar, një fatkeqësi të tmerrshme, të cilat u shkaktojnë të dëmtuarve plagë të rënda që nuk i shërojnë dot as për shumë kohë. Ka vende, të prekura nga tërmetet, ku njerëzit e dëmtuar kalojnë me dhjetëra e dhjetëra vjet në pritje për të siguruar të paktën një kasolle, por as këtë nuk e sigurojnë dot. Ata rrojnë në kushte të rënda, në çadra, në llucë, në shi e në borë. Për ndërtimin e shtëpive të këtyre të mjeruarve bëhet gjithë ajo bujë, caktohen edhe shuma të mëdha të hollash, gjoja për t’i ndihmuar, por, në fakt, nuk bëhet gjë, sepse këto shuma në botën e kalbur kapitalisto-revizioniste vidhen e grabiten nga të gjithë ata që ngarkohen gjoja t’i drejtojnë e t’i administrojnë këto fonde dhe nga gjithfarë matrapazësh e spekulatorësh. Në vendet kapitaliste dhe revizioniste, kur ngjasin të tilla fatkeqësi, qeveritë në fuqi zgjatin duart e lypin nga të katër anët, ku të mundin e sa të mundin, për të marrë ndihma në të holla, shtresa e mbulesa, veshmbathje, ilaçe e çdo gjë tjetër të nevojshme dhe megjithëkëtë, të dëmtuarit e gjorë prapë mbeten në mjerim, në mes të katër rrugëve.
Kurse vendi ynë socialist, ashtu siç i ka përballuar tërmetet e mëparshme, edhe pasojat e këtij tërmeti kaq shkatërrues i zhduku me forcat e veta, pa i nderur dorën kurrkujt, pa pranuar asnjë ndihmë, nga cilado anë që mund të vinte. Shteti i diktaturës së proletariatit, shoqëria jonë socialiste, me Partinë e Punës të Shqipërisë në krye, me mundësitë dhe me rezervat e tyre ekonomikc të pashtershmc, me forcat e shpirtit bujar të njerëzve të papërkulur, e mundën shpejt tërmetin, ndërtuan çdo gjë që u shkatërrua, shkolla, shtëpi kulture, çerdhe e kopshte fëmijësh, shtëpi lindjeje, rrugë, ujësjellës e shumë objekte të tjera të domosdoshme dhe ua dhuruan vëllezërve e motrave të zonave që pësuan këtë fatkeqësi. Familjet që u futën në shtëpitë e reja moderne, janë sot në festë, janë të gëzuara e të lumtura, janë krenare për Partinë e tyre të dashur, për pushtetin e tyre të fuqishëm. Të gjitha këto shtëpi të bukura janë pronë personale e familjeve që u strehuan në to, të cilave u urojmë që t’i gëzojnë për mot e jetë! Shteti i proletarëve nuk do të marrë nga ata asnjë shpërblim, asnjë taksë dhe asnjë qira. Ja, vëllezër dhe motra, shokë dhe miq, ç’do të thotë socializëm, ç’do të thotë diktaturë e proletariatit, ç’do të thotë fitore e revolucionit socialist mbi armiqtë kapitalistë, të jashtëm dhe të brendshëm.
Kjo është vija e Partisë sonë, që shpreh vullnetin dhe interesat e popullit e të atdheut socialist. Këtë vijë të drejtë, që udhëhiqet nga doktrina kurdoherë fitimtare e marksizëm-leninizmit, komunistët shqiptarë, populli ynë, e pasurojnë, e zhvillojnë, e mbrojnë dhe e ruajnë të pastër si qelibari. Ja, ky është vitaliteti i rendit tonë shoqëror socialist, i forcës së madhe dhe i qëndrueshmërisë së ekonomisë sonë socialiste. Borgjezia dhe revizionistët janë përpjekur për shunë e shumë vjet me radhë të gënjejnë botën, dukc i thënë të kundërtën e asaj që ka ndodhur në Shqipëri; ata janë orvatur ta bëjnë të bardhën të zezë dhe të mohojnë të gjitha ato që po realizohcn në vendin tonë, të shpifin se të gjitha këto realizime nuk po arrihen nga populli shqiptar, i udhëhequr nga Partia e tij e lavdishme e Punës, por nga të huajt! Qeveritë borgjeze dhe revizioniste janë përpjekur dhe vazhdojnë të përpiqen që t’i mbushin mendjen botës se gjoja Shqipëria nuk mund të ndërtohet, të rrojë e lirë dhe e pavarur me forcat, me punën dhe me vullnetin e hekurt të popullit të saj. Por të gjitha këto gënjeshtra janë demaskuar dhe po demaskohen njëra pas tjetrës nga vetë jeta. Popujt e botës po i shohin gjithnjë e më tepër me sytë e tyre fitoret që arrin populli ynë, ata po dëgjojnë me veshët e tyre zërin e fuqishëm të këtij populli, kurdoherë në mbrojtje të së drejtës, në mbrojtje të socializmit, në mbrojtje të interesave të tij dhe të popujve të tjerë të botës.
Ata po dëgjojnë me kënaqësi zërin e fuqishëm të revolucionit proletar që do ia përmbysë një ditë nga themelet shoqërinë e vjetër borgjeze, kapitaliste, imperialiste, revizioniste. Kapitalistët dhe rcvizionistët po gërthasin për «ndjenja humanitare» dhe «për të drejtat e njeriut», por faktet tregojnë se, në vendet ku sundojnë ata, s’ka as humanizëm, as liri, atje mbretëron mjerimi për popullin, për klasën punëtore, për fshatarësinë. Me miliona janë atje të papunët që vdesin nga sëmundjet e nga uria. Kudo ka anarki, inflacion, kriminalitet, demonstrate, kudo ka përleshje me gjakpirësit c popullit, kudo ka probleme e shqetësime të panumërta për punonjësit, që regjimet në fuqi nuk janë në gjendje t’i zgjidhin. Në këto vende jeta e njeriut nuk është asnjëherë e sigurt. Në vendin tonë socialist është e kundërta, populli lufton, punon dhe rron i gëzuar. Çdo ditë e çdo vit jeta e tij përmirësohet. Këtu nuk ka papunësi, nuk ekzistojnë më taksat, nuk ngrihen çmimet, nuk ka inflacion, dhe të tilla nevoja jetësore, si shërbimi shëndetësor e arsimi, janë të siguruara falas. Qiratë e shtëpive te ne janë aq të vogla, saqë gjetkë është e vështirë ta besojnë këtë të vërtetë. Por faktet dhe realiteti ynë flasin vetë.
Këtë Shqipëri të bukur e të lulëzuar socialiste e ka ndërtuar populli i saj dhe jo të huajt, atë nuk c kanë ndërtuar as titistët jugosllavë, as revizionistët sovjetikë dhe as revizionistët kinezc. Imperializmi amerikan, vendet kapitalistc të botës, revizionistët sovjetikë, revizionistët kinezë dhe të gjithë revizionistët e tjerë i kanë pasur vazhdimisht halë në sy vendin dhe regjimin tonë socialist. Të gjithë këta armiq janë përpjekur me një mijë mënyra të na dëmtonin, të na skllavëronin. Por nuk shllavërohet aq kollaj një popull si yni, që e ka treguar trimërinë e tij në shekuj, që po e tregon atë edhe sot e do ta tregojë vazhdimisht në çdo çast të jetës së vet, me luftën e ashpër e parimore që bën, bashkë mc Partinë dhc pushtetin, për të demaskuar të jgithc ata që përpiqeshin e që përpiqen ta dëmtojnë. Le të dalë ai shtct kapitalist e revizionist-imperialist që të mohojë këtë realitet të madh, ndërtimin e socializmit në vendin tonë, jetën e lumtur e të gëzuar që po zhvillohet te ne, politikën e drejtë e të pavarur të shtetit shqiptar, miqësinë e madhe që ka shteti ynë i diktaturës së proletariatit me popujt e botës dhe, në mëyrë të veçantë, me të gjithë ata popuj që luftojnë për çlirimin e tyre kombëtar e shoqëror.
Le të përpiqen, në qoftë se do të mundin, shtetet kapitalisto-revizioniste ta errësojnë këtë fakt madhështor dhe të pamohueshëm, që brenda disa muajve u rindërtuan në tërë Shqipërinë e Veriut të gjitha ato ndërtesa që u shkatërruan nga tërmeti. Kjo është një punë kolosale, një realitet i dukshëm, që armiqtë nuk mund ta mohojnë dhe ta errësojnë dot. Bota kapitalisto-revizioniste është shprehur se politika jonë do t’i nënshtrohej ndonjë fuqie të madhe dhe vendi ynë do të bëhej preja e tyre. Por kjo as nuk ngjau dhe as nuk do të ngjasë kurrë. Një predikim i tillë dritëshkurtër nxori kokë qëkur ne filluam luftën kundër revizionistëve jugosllavë. E njëjta histori u përsërit kur demaskuam me ashpërsinë më të madhe dhe me drejtësi revolucionare tradhtarët revizionistë sovjetikë. Po kjo gjë ngjau edhe kur ne, gjithashtu, demaskuam revizionistët kinezë dhe teorinë famëkeqe të «maocedunidesë». Pritnin kapitalistët e ndryshëm dhe revizionistët sovjetikë që, pas prishjes me kinezët, ne të lidheshim me ta, pritnin ata që Shqipëria t’u nderte dorën dhe pastaj zverkun e të bëhej një koloni e tyre. Por, kot kanë pritur, kjo kurrë nuk do të ngjiste dhe kurrë nuk do të ngjasë as në të ardhmen.
Populli shqiptar nuk pranon zgjedhë e zinxhirë të çfarëdolloji. Popujt, njerëzit revolucionarë e përparimtarë, shokët tanë marksistë-leninistë, le të kenë besim të patundur se Shqipëria socialiste do ta mbajë kurdoherë lart e të papërlyer flamurin e Marksit, të Engelsit, të Leninit dhe të Stalinit. Josif Stalinit; këtij marksist-leninisti të lavdishëm, këtij revolucionari të madh proletar, që, me përjashtim të armiqve të socializmit, gjithë popujt dhe bota e përparuar e nderojnë dhe e respektojnë, këtë vit ne do t’i festojmë me madhështi 100-vjetorin e lindjes. Ne kemi mbajtur e do të mbajmë marrëdhënie normale shtetërore, tregtare dhe kulturore me të gjitha ato shtete, me të cilat kemi marrëdhënie të tilla, si dhe me të tjera që do të dëshirojnë të kenë marrëdhënie të drejta me ne, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Sovjetik revizionist dhe të disa shteteve të tjera, të cilat i kanë bërë dhe, sot e kësaj dite, vazhdojnc t’i bëjnë padrejtësira Shqipërisë socialiste.
Ne nuk do të kemi marrëdhënie as me ato shtete që, pa asnjë të drejtë, vazhdojnë të mos ia kthejnë pasuritë e grabitura popullit shqiptar dhe të mos i paguajnë shpërblimet për dëmet e shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore. Ky ka qenë kurdoherë vullneti i popullit tonë, i tillë është dhe i tillë do të jetë ky vullnet edhe në të ardhmen. Asnjë shpresë të mos ketë reaksioni botëror për ndryshimin e qëndrimit tonë lidhur me këto kërkesa të ligjshme. Populli ynë edhe kësaj rradhe e tregoi qartë forcën e karakterit të tij luftarak e të pamposhtur, shpirtin e tij të paepur revolucionar, vendosmërinë e guximin e tij të pashembullt. Ai tregoi edhe një herë se ç’mundësi kolosale fshch në gjirin e tij, ç’vepra madhështore është në gjendje të realizojë nën udhëheqjen e Partisë, me forcat e me vullnetin e tij të çeliktë, me mendjen e kthjellët dhe me duart e tij të arta. I madh e i vogël u ngritën në këmbë, u hodhën në sulm klasa jonë punëtore, fshatarësia kooperativiste, rinia, inteligjencia, ushtarakët, të cilët me shpejtësi të rrufeshme dërguan vullnetarë dhe ndihma materiale në zonat e dëmtuara nga tërmeti. Të gjithë u gjendën menjëherë pranë vëllezërve e motrave të tyre në ato çaste fatkeqësie.
Në këtë gatishmëri e mobilizim të lartë spikati edhe një herë ai solidaritet i mrekullueshëm socialist që ka kalitur Partia te njerëzit tanë, ai besim i patundur luftarak i popullit rreth Partisë. Dihet botërisht nga të të gjithë, se të tëra këto nuk i ndërtuan as papa i Vatikanit, as «fryma e shenjtë», as e ashtuquajtura zonja e papërlyeme, por’ i ndërtuan krahët e fortë dhe mendja e mprehtë e klasës punëtore dhe e punonjësve të tjerë të Shqipërisë. Popujt dhe njerëzit e varfër nuk i shpëtojnë nga vuajtjet dhe nga mjerimet as lutjet e papës së Vatikanit, as gënjeshtrat e Uashingtonit dhe të Moskës dhe as ndërtimi i kambanoreve të kishave e i minareve të xhamive. Është vetëm puna e njcrëzvc të çliruar nga skllavëria kapitaliste që mund të bëjë çudira. Vetëm lufta kundër reaksionit, kapitalizmit e revizionizmit është ajo që e shpëton njerëzimin. Vetëm socializmi, i ndërtuar sipas mësimevc të Marksit dhe Engelsit, të Leninit e të Stalinit, është ai rend ekonomiko-shoqëror që, në çdo rast, çdo fatkeqësi e shndërron në forcë të madhe revolucionare që mposht çdo dhimbje, që përballon çdo vështirësi dhc i bën njerëzit të lumtur. Ne. shqiptarët, rrojmë dhe do të rrojmë në miqësi me popujt e të gjithë botës dhe në mënyrë të veçantë me popujt fqinjë.
Na erdhi shumë keq që popullit fqinj të Malit të Zi dhe popullatës shqiptarc që banon në këtë republikë u ngjau e njëjta fatkeqësi e rëndë natyrore sikurse cdhe neve. Dëshirojmë e shpresojmë që edhe në këtë vend, ku ne, tok me partizanët jugosllavë, kemi derdhur gjakë në luftën çlirimtare nga pushtuesit nazi-fashistë, më parë nga çdo gjë të ndërtohen shtëpitë e rrënuara dhe kjo fatkeqësi të mos shkaktojë asnjë emigrim të njerëzve në vende të huaja. Vëllezër dhe motra, në emër të Komitetit Qendror të Partisë dhe në emrin tim përshëndes dhe përgëzoj nga zemra popullsinë c rretheve të dëmtuara nga tërmeti dhe vullnetarët nga të gjitha anët e Shqipërisë, që, pa u kursyer dhe pa ndier ç’është lodhja, derdhën djersën e tyre për të paralizuar këtë vepër monumentale të Partisë; përshëndes dhe përgëzoj gjithë punonjësit e vendit tonë që, me një frymë të lartë revolucionare dhe me një disiplinë të çeliktë proletare, duke qenë të ndërgjegjshëm për vështirësitë e krijuara dhe të frymëzuar nga ndjenja e lartë e patriotizmit socialist, përballuan me sukses detyrat c planit, duke zëvendësuar punën e mijëra shokëve të tyre vullnetarë, që shkuan në ndihmë të zonave të dëmtuara nga tërmeti; përshëndes dhe përgëzoj, gjithashtu, organizatat e Partisë, organet e pushtetit dhe ato të ekonomisë, shtabet për zhdukjen e pasojave të tërmetit, projektuesit e^jithë specialistët e tjerë për organizimin dhe drejtimin e mirë, për kui°orëzimin me sukses të plotë të këtij aksioni të madh, që u bë një shkollë c vërtetë edukimi, kalitjeje revolucionare dhe përvoje të pasur.
Punëtorë e kooperativistë, të rinj e të reja dhe punonjës të tjerë në të gjithë Shqipërinë, sivjet do të festojmë jubileun e lavdishëm të 35-vjetorit të Çlirimit të Atdheut e të fitores së revolucionit populloir, prandaj, për nder të këti jubileu, na vihet si detyrë e madhe dhe e vazhdueshme që të përveshim llërët, të derdhim djersë, të vëmë të gjitha forcat e zemrës e të mendjes për të realizuar detyrat që na janë ngarkuar, qofshin këto detyra në fushën ekonomike, politike apo të mbrojtjes. Të punojmë që ekonomia jonë popullore vazhdimisht të përparojë e të fuqizohet, që fuqia jonë mbrojtëse të rritet dhe atdheu ynë socialist të bëhet i paprekshëm nga çdo armik. Asnjë shqiptar dhe shqiptare të mos harrojë se me punë e me luftë u krijuan këto mundësi për përmirësimin e jetës. Duhet të mendojmë për sot, por edhe për nesër, prandaj të tejkalojmë planet, të shtojmë rezervat dhe mbi çdo gjë të vëmë interesat e popullit, interesat e atdheut socialist. Populli shqiptar me këtë synim duhet ta gjykojë çdo punë që bën dhe çdo qëndrim politik që mban. Partia, populli dhe atdheu socialist mbi të gjitha! Këto fatkeqësi, që janë bërë për ne prova të mëdha të unitetit, të guximit, të trimërisë dhe të halitjes i revolucionare, ashtu si kurdoherë edhe në të ardhmen, po qe se na ngjasin, le t’i kthejmë në forca të pashtershmc, t’i kthejmë në fitore.
Dhimbjet e mëdha që na shkaktuan humbja e njerzëve tanë nga tërmeti i 15 prillit dhe humbja e parakohshme e shokut tonë të lavdishëm, udhëheqësit të shquar të Partisë e të popullit tonë, luftëtarit trim e heroik të Luftës Nacionalçlirimtare dhe tc ndërtimit të socializmit, Hysni Kapos, që deri në çastin e fundit të jetës së tij foli dhe mendoi për Partinë dhe për popullin e që pikërisht këtu në Bahçellëk, pak javë përpara se të vdiste, vuri gurin e parë në themelet e këtij fshati socialist që po shfaqet përpara syve tanë, t’i kthejmë në një forcë të madhe për ndërtimin e plotë të socializmit dhe për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes së atdhcut.
Të pavdekshme dhe të përjetshme qofshin për Partinë dhe për popullin tonë figura dhe puna e ndritur e militantit të madh, Hysni Kapo! Sukseset që kemi arritur, le të na shërbejnë, të na nxitin e të na frymëzojnë që ta shtojmë gjithnjë e më shumë dashurinë për njëri-tjetrin, që të shtojmë dashurinë për Partinë tonë të madhe, që na udhëhcq me aq urtësi, me aq durim e me aq trimëri na fitorja në fitore në të gjitha fushat. Të vëmë plotësisht në jetë amanetet e mijëra shokëve tanë të rënë në Luftën Nacional- çlirimtare dhe të shumë të tjerëve që ranë në punë e në luftë për ndërtimin e socializmit dhe për mbrojtjen e atdheut; të ruajmë kujtimin c dëshmorëve të kombit, të cilët luftuan për këto ditë kaq të lumtura qa që po kalon atdheu ynë i fortë socialist, atdheu ynë i lumtur dhe i lulëzuar.
Me këtë rast. gjithashtu, në emër të Komitetit Qendror dhe në emrin tim, dëshiroj të uroj nga zemra popullin e rrethit të Shkodrës, të cilit Presidiumi i Kuvendit Popullor me propozimin e Byrosë Politike, i dha titullin më të lartë: «Hero i Punës Socialiste». Shkodra historike, Shkodra e luftëtarëve të shquar të pushkës e të penës, të rilindjes e të Pavarësisë Kombëtare, Shkodra e Luftës Nacionalçlirimtare, Shkodra e punës së palodhur• për ndërtimin e socializmit, për realizimin e planeve ekonomike, kulturore dhe e veprave të mbrojtjes, e meriton plotësisht nderin e madh që i bën sot mbarë atdheu ynë, Shqipëria. Dhe një herë, vëllezër dhe motra të Shkodrës dhe të të gjitha qyteteve e fshatrave që u rrënuan nga tërmeti i fortë i 11 prillit, ju uroj t’i gëzoni shtëpitë e reja, të kaloni në to një jetë të lumtur e të bukur me fëmijët tuaj, të cilët t’i rritim luftëtarë trima e besnikë të Partisë, t’i kalitim e t’i bëjmë njerëz të vendosur, punëtorë dhe të thjeshtë, ashtu siç është vetë populli ynë. Të ndezim në zemrat e brezit të ri, me shembullin e popullit tonë të pavdekshëm në shekuj, ndjenjat më të pastra të lirisë, të pavarësisë, të dashurisë për shoku-shokun dhe, në radhë të pa- rë, ië dashurisë së pakufishme për Partinë e Punës të Shqipërisë, për shtetin e diktaturës së proletariatit. T’i bëjmë fëmijët, tanë internacionalitë të flaktë, që, kur ta dojë nevoja, të hidhen në zjarr për të mbrojtur kurdoherë kufijtë c atdheut, revolucionin proletar dhe luftërat nacionalçlirimtare antiimperialiste. /Memorie.al
Rroftë Partia!
Rroftë populli!