Dy fëmijë nga Thumana, Aureli dhe Alesio, të cilët u hodhën nga ballkoni i pallatit për t’i shpëtuar tërmetit, kanë marrë suprizën më të veçantë në jetën e tyre.

Kryeministri Rama u ka mundësuar atyre një takim me Christiano Ronaldon dhe Buffon.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱 Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime❤🙏❤ https://e-albania.al/dhuro/”, shkruan kryeministri Rama në Facebook, teksa publikon edhe videon e takimit emocionues.