Historia e volejbollit të meshkujve tek Vllaznia ka patur brenda saj shumë momente të bukura, por njëkohësisht edhe të vështira. Pjestarët e tij kanë arritur t’ia dalin dhe të arrijnë suksese. Për këtë arsye, protagonistët e kësaj historie janë nderuar nga Bashkia Shkodër dhe Sportklub Vllaznia me titullin e Mirënjohjes.
Për meshkujt, janë vlerësuar dy trajnerë si më të mirët e historisë, Mark Grimci dhe Artan Kalaja. Ky i fundit është trajneri që përjetoi ndryshimin e sistemeve dhe përmes shumë vështirësive, hodhi themelet e sukseseve të viteve të fundit.
Dje pas nderimit Kalaja është parë të jetë tejet i emocionuar dhe për mediat është shprehur: Faleminderit të gjithëve që më vlerësuan, ishtë kënaqësi. Me të vërtetë është një punë e gjatë, rreth 30 vjet që unë merrem me këtë sport, por ato që më kanë mbetur më shumë në mendje, janë vitet e rilindjes së volejbollit.
Kjo pasi kishte 6 vjet që volejbolli ishte shkëputur dhe në vitin 2002 ne e rifilluam me një grup nxënësish të shkollës Jordan Misja dhe me mbeshtetjen e shefit të klubit të asaj kohe, zotit Gëzim Mema, ne e rikrijuam edhe një herë volejbollin, ku për 8 vite rresht ne dolëm kampionë me të rinjtë dhe fituam 113 ndeshje, pa humbur asnjë.
Dhe nga ai grup sportistësh u bë ekipi i para të rinjve, të rinjve dhe e të rriturve. Pikërisht duke krijuar një grup djemsh të cilët sot po kunkurojnë, po vazhdojnë të konkurojnë, me cilësi në kampionatin tonë kombëtar. E rëndësishme është që shumë volejbollista të ekipit tonë janë volejbollista që kanë luajtur edhe në Itali.
Madje vazhdojnë edhe sot të luajnë në Gjermani, siç është edhe Anton Qafarena. Unë mendoj që volejbolli është në rrugën e duhur, por puna duhet të vazhdojë dhe gjithnjë me më tepër përkushtim.