Kryeministri Edi Rama, ka një thirrje për Ministritë dhe Bashkitë në vend. Teksa tha se nuk ka shpërblime për festat e fundvitit, Rama shtoi se në vend të festës me valle dhe këngë, duhet që këto shpenzime të shkojë dhurata për fëmijët e prekur nga tërmeti tragjik.
“Po kalojmë një vendim për krijimin e fondit të veçantë, që ndalon përdorimin e fondit të veçantë për veprimtari për social kulturore dhe shpërblim për vitin e ri. I falenderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhurim, kryetarë bashkishë, drejtues institucionesh. Refuzoj atë shpifjen që kemi detyruar punonjësit të japin rrogën se nuk kemi lekë. Asgjë nuk është bërë me detyrim. Ne vetë i dedikuam rrogën e nëntorit, kryetarë bashkishë bënë të njëjtën gjë. Jo darka e valle për vitin e ri, të organizohemi të gjithë që të gjitha institucionet t të ndajnë një pjesë së kohës së festave për të vizitua njerëzit, të çojnë dhurata për fëmijët”.