Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish ditën e sotme qeverinë për gjendjen pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit. Rama deklaroi se më 19 Dhjetor hyn në Kuvend ligji anti-shpifje për gjendjen e jashtëzakonshme dhe sipas tij do të përmbajë një klauzolë me superdënim për shpifësit në këtë situatë emergjence. Ai u shpreh se një person humbi jetën në Durrës, pas lajmit kriminal se do të shembej spitali i Durrësit. Po kështu ai nënvizoi se në seancën e 19 Dhjetorit të çohet në Kuvend edhe ligji special për rindërtimin.
Rama theksoi në mbledhje se deri të hënë duhet të bëhen gati dosjet e pallateve që do të shemben. Fokusin e ai e vuri edhe tek intertet ku theksoi se pa humbur kohë duhet të fillohet me transformimin e fushës në Porto Romano dhe se brenda dhjetorit të hiqen të gjitha ineretet.
Kreu i qeverisë u shpreh se hetimet për ndërtuesit vijojnë dhe se 60 kompani në Durrës duhet të marrin përsipër riparimet në banesat që kanë ndërtuar.
Rama tha se kush do që të rindërtojë vetë banesën e tij të prekur nga tërmeti në fshat, do të marrë nga qeveria një fond prej 20 mln lekësh të reja. Ai theksoi se gjithçka do të kontrollohet nga qeveria, për të pasur ndërtesa me standarde.
Kryeministri teksa foli për rindërimet u shpreh se tek lagjia Te 5 Maji në Tiranë mund të ketë një KÇK të vogël dhe dha urdhër që të pastrohet. Ndër të tjera ai dëshmoi se sot Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së. Kryeministri pohoi se nëse në vend nuk ka fuqi punëtore për prcesin e rindërimit, duhet të merren fuqi punëtore e huaj.