Një prej personave që është prekur nga tërmeti është edhe ish-prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, e cila i dorëzoi sot detyrën Prokurorit të Ri të Përgjithshëm Olsian Çela.
Burime për BalkanWeb bënë me dije se banesa ku jetonte ajo në Tiranë, pranë rrugës “Siri Kodra” është shkatërruar nga tërmeti dhe sipas ekspertëve ka dalë e pabanueshme.
Kjo gjë e ka detyruar Markun që përgjatë këtyre ditëve, pas 26 nëntorit të përshkojë çdo ditë rrugën Tiranë-Shkodër dhe anasjelltas për të qenë në detyrë.