Aktori i famshëm turk me origjinë shqiptare, Can Yaman, ka udhëtuar së fundmi drejt Spanjës për t’u takuar me fansat e tij të panumërt.

Padyshim, ai është një ndër aktorët më të preferuar nga femrat dhe të shumta kanë qenë kërkesat për intervista drejtuar Yaman.

Megjithëse ishte shprehur se s’do të bënte asnjë intervistë, atij i është kthyer mendja kur ka parë gazetaren bukuroshe Violeta Mangrinan.

Jo vetëm që ka pranuar të bëjë intervistë me të, por Can madje e ka komplimentuar gazetaren duke i thënë se ishte shumë e bukur.

Ka akoma!

Gjatë intervistës, aktori i ka thënë duke qeshur gazetares: “Je kandidate për t’u bërë e dashura ime?”

Mirëpo, Violta i është përgjigjur se e ka një të dashur, duke refuzuar kështu aktorin.

Burimi: Xing.al

https://youtu.be/6gN-Yvf8G8M