Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku u përlot gjatë fjalimit të saj në seancën parlamentare. Ajo tha se e dinë të gjithë se rindërtimi nuk e largon dot dhimbjen por bëri thirrje që politika të unifikohet dhe të punohet për të rikthyer shpirtin e Shqipërisë.

Ministrja Balluku:

‘Opozita duhet të jetë aty për të kontrolluar pozitën, që mos të abuzojë e mos bëjë gabime, por ama janë aty për të bërë dialog konstruktiv. Ndaj duhet të ketë fytyrën e Edlirës. Edlira e ka se ashtu është Edlira, jo se është nga Durrësi e nga tërmeti. Dhe Edlira vjen këtu për të bërë opozitën konstruktive. Është shumë e lehtë që secili prej jush të dalë të tregojë se çfarë u bë gabim. Por nuk e di se sa e lehtë do ishte për secilin të ishte përballë familjes Lala që mbeti vetëm me një djalë, si për ti treguar jet a vdekjes, se prapë Jeta dominon mbi vdekjen. Kanë qenë zjarrfikëset tanë, policia e Shtetit, ata që nxjerrin nejrëz nga miniserat, që kanë qëndruar pranë Sandër Lleshaj, Erion Braçes, burrat e gratë zjarrfikësve për të nxjerrë edhe frymën e vetme të gjallë nga rrënojat.

Nuk hahemi dot me Zotin. Në Itali situata të tilla ndodhin shpesh, Zvicra ngre kapacitetet se vdesin njerëzit nga orteqet. I gjithë shteti ishte në këmbë. E dimë që rindërtimi nuk shuan dhimbjen e banorëve. Do të ketë dënim për këdo që e meriton nga ato ndërtime pa leje pa standard. Shteti e mori menjëherë në kontroll situatën pas tërmetit. Zjarrfikëset, policia forca e emergjencës kanë qenë aty.
Ne duhet të jemi të gjithë bashkë për tu ringritur nga Hiri. Na është goditur shpirti, të gjithëve bashkë të gjithëve”.

Ministrja Balluku e kishte fjalën për deputeten e Opozitës së re, Eldira Hyseni e cila shpërtheu në lot gjatë fjalës së saj në Kuvend teksa foli pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit. Nën emocione të forta ajo tha se Durrësi ka nevojë të ngrihet sërish pas kësaj tragjedie për këtë i duhet besimi dhe një qeveri që do i përgjigjet.

Image result for Edlira Hyseni

“Isha përgatitur të flisja për buxhetin por jemi në një situatë ndryshe nga çfarë kemi qenë. Durrësi, Thumana dhe vendet përreth. Unë jam prind, jam nënë dhe në këtë situatë patëm emergjencën të kujdeseshim për jetën. Në katër të mëngjesit nuk kishte ndarje politike. Njerëzit kanë humbur shumë në të gjitha drejtimet dhe sot Durrësi ka nevojë të rigjejë besimin. Durrësi ka nevojë për një shtet për një qeveri që do t’i përgjigjet. Durrësi ka nevojë për dashuri. Unë nuk dua të besoj që do preken ato lekë për personat e prekur nga tërmeti. Durrësi ka nevojë edhe për të gjetur drejtësi por prioritet është rikthimi në normalitet. Shkollat në Durrës janë të dëmtuara. Prindërit kanë frikë të rikthejnë fëmijët në shkollë. Kanë rënë pallate që janë ndërtuar në 10-vjeçarin e fundit. Kemi nevojë të besojmë tek qeveria./ Tiranapost.al.

Lojtës Videosh

00:00
00:53

Lojtës Videosh

00:00