Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Krujën dhe familjet e mbledhura në Thumanë, të cilat mbetën të pastreha pasi tërmeti u prishi shtëpitë.
I shoqëruar nga deputetja Eglantina Gjermeni dhe biznesmeni Behgjet Pacolli që u vetëofrua të dhuronte 1.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, Rama ka vizituar familjet e strehuara provizorisht në ambjentet e shkollës “NR.4” në Krujë.
Sapo është futur në sallën e palestrës, kryeministri ka kërkuar që të gjithë burrat të qëndrojnë në këmbë dhe të ulen gratë.
Pjesë nga biseda
Rama: Të gjithë burrat në këmbë, do ulen gratë
Gjermeni: Po e bërë këtë në krujë, bravo të qoftë
Rama: Gratë punojnë
Gjermeni: Dakort, gratë punojnë (dhe ulet)
Rama: S’ka më, të gjithë burrat në kmëbë, gratë të ulen STOP!
Më pas i drejtohet deputetit Rrahman Rraja: Rrahman çohu Rrahman, hajdese do ulën gratë, jo burrat!
Rraja: Po, po u çova.
Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. Sot ishte në Krujë dhe u diskutua për nisjen e proçesit të ndërtimit të shtëpive që u shembën në Thumanë.
51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.