Ish-prokurori, Agron Matjani është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren. Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
“Ne e kemi një rast të vdekjes së dyshimtë që jemi duke e trajtuar në Prizren. Rasti është raportuar nga familjarët e tij. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar që ka dalë në vendin e ngjarjes, pastaj janë dal hetimet rajonale dhe Prokurori. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Shaban Osmanollaj, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit për mediat.
Kush ishte Agron Matjani
Agron Matjani ishte shkarkuar nga puna me 10 maj të vitit 2019 nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, ku kishte marrë vendim që t’i propozohet Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, shkarkimi i prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, atë kohë që ishe vet Matjani.
Ky shkarkim erdhi për shkak të mosrespektimit të rëndë të detyrave zyrtare, vendim ky, i cili pati ardhur pas zhvillimit të procedurave disiplinore nga komisioni përkatës.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria e Prizrenit ka njoftuar se sot rreth orës 9:30, Matjani është gjetur i pa jetë në banesën e tij në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij.
“Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rasti është është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.