Policia e Shkodres ka vene ne pranga nje shtetas nen akuzen e trafikimit te lendeve narkotike.

eetimes ka mesuar edhe identitin e personit te arrestuar ai eshte shtetasi Sebastian Vezi.

Njoftimi i Policise Shkoder
Muriqan, Shkodër

Goditet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.Arrestohet në flagrancë një 25 vjeçar. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

Nga strukturat e DVKM Shkodër në bashkëpunim me DVP Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi S. V. 25 vjeç, banues në fshatin Sallmone, Shijak.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip Opel, me të cilin udhëtonte 25 vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.7 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë