Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur Kryeprokurorin e ri. Kuvendi ka votuar sot me 101 vota pro kandidaturën e Olsian Çelës si Kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Arta Markun.
Çela, një prokuror në karrierë që pranoi para KLP-së mënxyrat që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka bërë, kërkoi hapur e pa frikë një mbështetje për një mandat që do i ndryshojë sipas tij, faqenë e drejtësisë në Shqipëri.
Ai është konsideruar si rivali i kryeprokurores Arta Marku, e cila i luftoi edhe miqtë e përkrahësit, por pavarësisht kësaj arriti të dilte i pari në listën e KLP, ku anëtarët e mbështetën atë në mënyrë sekrete duke i dhënë jo pak por plot 459 pikë të arta, që i dhanë një superioritet para Kuvendit.
E betuar nën flakadanë dhe zjarr, Arta Marku, e nisi detyrën e saj duke luftuar miqtë dhe vetë prokurorin që sot u përzgjodh si kryeprokuror… por gara mes tyre ka nisur shumë më herët.
Olsian Çela e nisi karrierën e tij në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ai ushtroi detyrën e prokurorit në Tiranë, në institucionin e akuzës dhe pas tre vitesh, në 2004-n u emërua prokuror tek Prokuroria e krimeve të Rënda.
Për katër vite me radhe, Çela drejtoi Krimet e Rënda, periudhë në të cilën ‘çarmatosi’ grupet e forta kriminale. Olsian Çela njihet si prokurori i çështjeve të trafikut të drogës ku trajtoi dosjet e bujshme si ‘Xibraka’ që la në burg nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën dhe tetë anëtarët e tjerë të këtij grupi Kompas që la në burg 32 trafikantët që përdornin prostitutat si korriere dhe çështjen e ‘vrasjes së Mirit të Xhikes, pronarit të Kartodromit, i njohur edhe si miku i ish-kryeministrit Fatos Nano, dosje për të cilën u dënuar si bashkëpunëtor Lavdërim Tufa.
Prokurori Olsian Çela ka pasur nën hetim edhe Emiljano Shullazin, çështje për të cilën u përplas edhe me drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda në vitin 2017, Donika Prelën. Çela refuzoi te merrte dosjen Shullazi në kohën kur do të jepej pretenca kur prokurori Eneid Nakuçi u tërhoq nga çështja Shullazi për arsye shëndetësore. Prelsa vendosi ta zëvendësonte me short Nakuçi, gjë që prokurorët e kundërshtuan praktikën si të paligjshme.
Kjo solli ndërhyrjen direkte të Kryeprokurores Arta Marku, e cila vendosi t’i transferojë të gjithë, madje kërkoi fillimin e procedimit disiplinor për prokurorët.
Mes tyre ishte Olsian Çela, që përflitej që në atë kohë se do të hidhte kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar. Këtu u kuptua edhe ambicia ish-kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Olsian Çela për të ardhur në krye të Prokruorit të Përgjithshëm, institucion që aktualisht drejtohet nga Arta Marku.
Pas transferimit në Berat, Çela bëri ankimimin, i cili u pranua dhe KLP-ja e risolli prokurorin tek Krimet e Rënda në Tiranë.
Gjithsesi Marku nuk u ndal me kaq. Marku e çoi në Apel vendimin për rikthimin në detyrë, por me 11 vota të anëtarëve të KLP-së, Olsian Çela fitoi ndaj Arta Markut me rezultatin e ngushtë 6 me 5.
Prokurorët, të cilët janë gjithashtu anëtarë të KLP zgjodhën kolegun e tyre të vjetër përballë Arta Markut, por kjo gjë u kushtoi. Vetëm pak ditë pas votimit pro Çelës, Bujar Sheshit i del një dokument që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në shkollë të mesme.
Gjithashtu Antoneta Sevdari, një tjetër prokurore që votoi pro Olsian Çelës u rrëzua nga KPA, krejt papritur pasi kishte kaluar fazën e parë (KPK).
Olsian Çela konkuroi bindshëm Arta Markun. Me një karrierë të shkëlqyer, me një kurrikulum të pasur, njohjen e katër gjuhëve të huaja dhe trajnime në në disa vende të Bashkimit Europian dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjet e krimit të organizuar, Çela mbart mbi kurriz 459 pikë.
Çela është gjithashtu pika e kontaktit e Eurojust në prokurorinë Shqiptare.
Megjithëse situata nuk ishte në favorin e tij, Olsian Çela nisi betejën me Arta Markun. Me një karrierë të shkëlqyer që kontraston me atë të ish-Kryeprokurores së Përkohshme, ai do të vërë në provën e parë të vërtetë institucionet e reja të Drejtësisë, vetë reformën.
Gara u bë dhe Prokurorit i ri Përgjithshëm do t’i japë një frymë të re drejtësisë shqiptare, në një prokurori që për 2 vitet e drejtimit të Arta Markut, zvarritet sa nga njëra dosje tek tjetra