Avokati Spartak Ngjela është përplasur me inxhinierin Arben Meçe. Mbrëmjen e sotme ishin të dy të ftuar në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit, teksa diskutonin për çështjen e tërmetit nëse po bëhet drejtësi apo propagandë.

Teksa Meçe fliste për shtetin ligjor dhe për faktin se si ka çaluar çdo gjë nga dokumentacionet, Ngjela u përplas me të.

Pjesë nga debati

Ngjela: Do na lësh të arsyetojmë apo jo Na lër o zotëri

Meçe: Po unë këtu jam për ligjin, mos më thuaj mua që nuk njoh shtetin ligjor

Ngjela: Je gradë e lartë ti, nuk diskutojmë dot me ty, na lër të diskutojmë ne të shkallës së ulët

Meçe: Unë për atë punë jam këtu, që argumentin tënd ta fus në analizë, se ndryshe do isha në tjetër tavolinë

Ngjela: Ku e gjen atë të drejtë ti Ku e gjen
Më pas i drejtohet gazetarit Artur Zhejit: Do e nxjerrësh jashtë këtë maskara Dil jashtë, maskara Ti ose je i dehur, ose ke devijacion psikik

Meçe: Çfarë është bërë ndërtim para 2009, do venë në burg, do vënë në burg dua apo nuk dua unë.

Ngjela: Për çfarë krimi

Meçe: Krimi sepse kanë vrarë njerëz. Do dënohen

Ngjela: Ky ka pirë, është i dehur