Ndërkohë sot Kuvend ka në rend dhe miratimin e një sërë projekt vendimesh e ligjesh, por pritet që debati të fokusihet dhe tek situata e krijuar në vend pas tërmetit shkatërrues që ra në 26 nëntor.
TIRANË- Pas një jave mungesë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra banesa të dëmtuara, Kuvendi i Shqipërisë ka rinisur sërish punimet. Sot po zhvillohet seanca plenare, e cila do të nisi në orën 10:00, ku në rend dite janë shumë çështje të cilat kanë mbetur dhe pezull që nga hera e fundit që deputetët janë mbledhur.
Sipas rendit të ditës së publikuar nga Kuvendi, bëhet me dije se sot do të bëhet zgjedhja e Kryeprokurorit të ri. “Projektvendim ‘Për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm’. (Neni 148/a Kushtetutë, neni 35 i ligjit nr. 97/2016 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim, 3/5 të të gjithë anëtarëve të Kuvendit)”, shkruhet në dokumentin e Kuvendit.