Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur dje në mbrëmje në Heraklion të Greqisë.

Nje shqiptar është goditur disa herë me thikë nga një 22-vjeçare greke.

Policia greke nuk bën të ditur identitetet e personave të përfshirë në ngjarje, ndërkohë që mësohet se shqiptari është 22 vjeç gjithashtu.

Mediat fqinje shkruajnë se gruaja është e njohur për policinë si përdoruese e lëndëve narkotike, ndërsa ka dyshime se edhe shqiptari është konsumator.

I riu shqiptar është dërguar menjëherë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa e reja greke është arrestuar nga Policia.