Ka degjeneruar në debate e ofendime situata tek godina 15 në Qytetin Studenti, ku ju kërkohet banorëve të braktisin godinën. Pas deputetes socialiste, Vasilika Hysi, aty u paraqit edhe ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi dhe mes të dyjave pati debate të forta. Socialistja e akuzoi Vokshin se po tenton të bëjë politikë, por demokratja ju përgjigj me ironi. Ndërhyrje pati edhe nga banorët, të cilët ofenduan Albana Vokshin dhe kërkuan që të mos përzihet politika me këtë çështje.
Kjo situatë u krijua pasi banorët që jetojnë me qera vjetore në godinën nr 15 në Qytet Studenti nuk kanë pranuar të dalin nga banesat edhe pse mbrëmjen e sotme aty janë paraqitur forca të Policisë Bashkiake për të bërë të mundur evakuimin e tyre. Janë 95 familje, të cilat me ekspertizë private kanë marrë garancinë që objekti është jashtë rrezikut, ndërsa Bashkia kërkon që ti nxjerrë jashtë me pretendimin e pasigurisë.
Debati mes Albana Vokshit dhe Vasilika Hysit:
Vasilika Hysi: Ik po të duash shko bëj politikë.
Albana Vokshi: Po lëre politikën ooo…
Vasilika Hysi: Unë kam katër ditë në Thumanë e ti ke qenë duke fjet…
Albana Vokshi: Jo, jo. Ku e di ti? Më ke majt ti mu ee? Ouu, paskam qenë unë duke fjet… Ku e ke ti Thumanën mi? Të të vijë turp ty që përmend Thumanën se ka edhe viktima. Aktin e ekspertimit ju lutem na e jepni për banorët.
Drejtoresha: Hajde shikoje.
Albana Vokshi: Jo, jo. Na e jep. Tani na e jep.
Banori: Po lëre tani mos bo politikë me hallet e këtyre..
Albana Vokshi: Mua mos mu drejto fare. Ku e ke politikën ti? Hajde me mua… /Faxweb
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2313850422239564/