Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj dy vëllezërve në Tepelenë, ku njëri prej tyre vdiq. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima Artur Brasha kishte punuar shumicnë e jetës si emigrant në Greqi, ndërsa pasi ishte kthyer kishte filluar punë si rojë.

47-vjeçari punonte si roje në kompani inertesh, në ByPassin e Tepelenës, vendi ku dhe sot u gjet i pajetë. Ndërsa i vëllai, 43-vjeçari Artan Bresha nuk është një emër krejt i panjohur për Policinë e Shtetit.

Mësohet se para tetë viteve, në vitin 2011, kohë kur Arturi që mbrëmjen e sotme mori vetëm një plumb në këmbë ishte 35-vjeç, është arrestuar teksa ndodhej brenda një furgoni me një ton lëndë narkotike të llojit hashash.

Tre bashkëpunëtorët e tij, u shpallën në kërkim, ndërsa Bresha nuk u shpëtoi dot prangave. Në momentin që u arrestua, i plagosuri që po merr ndihmën mjekësore në spitalin “Omer Nishani” po udhëtonte me nje furgon me targa ‘TP 0765 B’ në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavijë, pranë fshati Goranxhi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe ka tronditur të gjithë qytetin e Tepelenës. Ende nuk dihen detaje në lidhje me atentatorët, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të hasmërive të vjetra që kanë pasur dy vëllezërit, ose për prishje pazaresh.