Një person ka ndërruar jetë ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati. Dosja.la mëson se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tepelenës teksa persona ende të paidentifikuar u kanë bërë pritë dy vëllezërve.
Mësohet se autorët kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve Artur dhe Artan Bresha, duke lënë njëri të vdekur në vend, ndërsa tjetrin e kanë lënë të plagosur rëndë.
Ai që ka ndërruar jetë është Aruti, ndërsa Artani ndodhet i shtruar në spitalin “Omer Noshani”. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur apo detaje në lidhje me atentatorët.
Viktmima punonte si rojë në një kompani inertesh.