Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për t’u mbajtur rrogat policëve dhe mësuesve ka reaguar Partia Demokratike.
Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi shkruan se ky urdhri i kryeministrit është skandaloz, ndërkohë që mund t’i hiqte oligarkëve 150 milionë dollarë.
Sipas Vokshit, aktet duhet të anulohen me urgjencë, sepse shqiptarët i ndihmojnë vetë vëllezërit e tyre ashtu sikurse i kanë ndihmuar deri më sot.
Postimi i Albana Vokshit:
“Urdhër skandaloz!!
Një javë më parë Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues, ku vdiqën 51 persona dhe 913 të tjetër mbetën të plagosur. Toka vijon të dridhet, ndërsa viktimat u përcollën për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ku shpëtuan më shumë se 50 perona nën rrënoja. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Shumë godina janë shpallur të pabanueshme dhe ka nisur shembja e tyre.
(a.m/dosja.al)