Në kulmin e krizës së krijuar nga tërmeti shkatërrues, mazhoranca qeverisëse po shkon të zgjedhë pa shumë zhurmë kryeprokurorin e ri të Republikës. Në seancën plenare të datës 5 dhjetor, në rendin e ditës është e përfshirë edhe kjo pikë.

“Projektvendim “Për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm”. pdf (Neni 148/a Kushtetutë, neni 35 i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim, 3/5 të të gjithë anëtarëve të Kuvendit). Koha e votimit”, thuhet në pikën 15 të rendit të ditës.

Duket se Edi Rama po shfrytëzon këtë moment, ku e gjithë vëmendja e opinionit publik është fokusuar tek tragjedia me 51 jetë të humbura, për të votuar në heshtje emrin e kryeprokurorit me mandat 7 vjecar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dërguar në Kuvend tre kandidatë për kryeprokuror, saktësisht Arta Markun, Fatjona Memçajn dhe Olsian Çelën.

SaveShare